Aktualitet

INTERVISTA E PLOTË/ “Masakra e Peshkëpisë”, ja e vërteta e Alfred Belerit

  • “Masakra e Peshkëpisë”, Beleri: Një akt terrorist, ja si e vërtetoj pafajësinë time (FOTO)
  • Beleri paralajmëron mediet shqiptare: Një gjyq e kam fituar
  • Beleri: Ja pse e ndryshova emrin
  • “Veto kundër Shqipërisë në BE”, Beleri tregon çfarë bisedoi me Mitsotakis: Greqia s’ka potencial kaq të madh
  • Nuk u regjistrua si kandidat, Beleri: Interpretim jo i saktë i ligjit. Si do i bllokoja planet e qeverisë për Himarën
  • Intervista e plotë e Alfred Belerit, dhënë për Dosja.al

    TIRANË- Alfred Beleri, kryetar i OMONIA-s dega Sarandë, nuk u regjistrua nga KQZ si kandidat i pavarur për zgjedhejt e 30 qershorit. Vendimin e KQZ-së e la në fuqi edhe Kolegji i Zgjedhor i Apelimit. Ai e quan vendimin si një sulm politik.

    Beleri është akuzuar në medie edhe si pjesë e Masakrës së Peshkëpisë.

    Dosja.al zhvilloi një intervistë me z.Beleri, ku ai tregon versionin e tij mbi këto çështje. Pse mendon se mosregjistrimi i tij është sulm politik? Si do t’i bllokonte planet e kryeministrit për shtetëzimin e pronave të minoritarëve? Ku ishte Kur ndodhi Masakra e Peshkëpisë dhe çfarë mendon për këtë ngjarje që tronfiato Shqipërinë dhe Greqinë? Çfarë bisedoi në Greqi me liderin e opozitës Kyriakos Mitsotakis? Përgjigjet për këto pyetje i gjeni në intervistën e mëposhtme.

     

    INTERVISTA E PLOTË

    1. Z.Beleri, Apeli vendosi që të lërë në fuqi vendimin e KQZ-së, për të mos ju lejuar të kandidoni për kryetar Bashkie të Himarës, a keni një qendrim lidhur me këtë vendim?

     

    Alfred Beleri: Vendimi për mua ishte një arsyetim i gjykatës, interpretim i ligjit jo i saktë, dhe ishte një vendim kundra frymës së ligjit për dekriminalizimin. Veprat për të cilat jam dënuar në 2003-shin nuk kanë të bëjnë fare as me vepra penale, as me thirrje për urrejtje nacionale, as poshtërim i simboleve dhe i Republikës. Në vendimin e atëhershëm paraqitet se dy aktet që më penalizojnë ishin: një shkrim në një gazetë të kohës që nxirrte Shoqata e Himariotëve në Athinë dhe isha organizator i autobusave që erdhën nga Athina në Himarë për të votuar z.Vasil Bollano, kandidatin e atëhershëm të OMONIA-s në zgjedhjet e 2003-shit. Zgjedhje për të cilat OSBE-ja, raporti i saj tha se ishin zgjedhje dhune, zgjedhje që kishin parregullsi. Për këtë arsye në 3 qendra votimi zgjedhjet u përsëritën pas 15 ditësh.

     

    1. Ju jeni shprehur se refuzimi i regjistrimit të emrit tuaj si kandidat për Himarën është një sulm politik i qeverisë. Përse mendoni që është një sulm i qeverisë ndaj jush?

     

    Alfred Beleri: Besoj se gjithë procesi zgjedhor që po bëhet, të gjitha vendimet nga të gjitha organet, mundohen që të mos ketë zgjedhje në Shqipëri, të ketë vetëm një kandidat, vetëm ai i maxhorancës. Në Himarë, në datën 30 qershor po u bënë zgjedhje do të ketë vetëm një kandidat, atë të PS-së. Të gjithë 4-vjeçarin e fundit të gjitha iniciativat e marra nga Bashkia me mbështetjen e qeverisë qendrore janë në bëm të komunitetit. Gjithashtu, po të kishte garë në Himarë fituese nuk do të ishte Partia Socialiste dhe kandidati i saj. Pra i vetmi subjekt që kishte interes që Beleris të mos ishte kandidat, ishte kandidati i aktual, kryetari dhe Partia Socialiste.

     

    1. A mendoni se do t’i prishte kanidatura juaj planet e qeverisë për Bashkinë e Himarës?

     

    Alfred Beleri: Me veprimet që janë në cak të ligjit dhe nga mediet e kontrolluara nga qeveria më bëhet një sulm i paprecedentë, me ngjarje dhe me vepra të pandodhura dhe të pabëra. Në kohën që të gjitha institucionet e shtetit shqiptar dinë nëse Beleris është i implikuar apo jo. Unë jetoj në Shqipëri me familjen time, nga 2014-ta jam këtu. Kam pasur marrëdhënie në çdo kohë, me çdolloj institucioni që do të pyesë që të zbardhë ngjarjen. Pse pikërisht tani u rihap sërish ajo çështje.

     

    1. Z.Beleri, nëse ju do të zgjidheshit kryetari i Bashkisë së Himarës, si do t’i pengonit veprimet e qeverisë për shtetëzimin e pronave të minoritetit grek?

     

    Alfred Beleris Qeveria shqiptare kishte marrë një sërë iniciativash ligjore, pa kundërshtimin e qeverisë vendore, për shtetëzimin e të gjithë pasurisë bregdetare të Bashkisë Himarë, VKM-ja 708, 172. Nga denoncimet tona dhe nga mënyra sesi ne denoncojmë këto vendime, qeveria shqiptare u tërhoq, anuloi 172-shin dhe bëri një ndryshim tek VKM-ja 708, ku u dha të drejtë pronarëve të bënin regjistrimin fillestar të pronave. Procesi i regjistrimit fillestar kalon nga Bashkia. Në qoftëse ka një kryetar bashkie të kontrolluar siç e ka sot, do të bëhen manipulime në favor të oligarkëve dhe në dëm të fshatarëve, ashtu siç ka ndodhur në këto vitet e fundit, kur Bashkia Himarë udhëhiqet nga z. Goro.

     

    1. Ju keni pasur një takim me kryetarin e Partisë Demokracia e Re në Greqi z. Mitsotakis, a mund të na tregoni pak rreth atij takimi dhe çfarë keni biseduar?

     

    Fredi Beleri: Unë jam pjesë e partisë konservatore Demokracisë së Re, nga viti 1997. Jam anëtar. Kam qenë kur banoja në Athinë edhe në organet e asaj partie. Z. Mitsotakis e kam takuar 3 herë në gjashtë muajt e fundit me qëllim që ta informoj për situatat që po përjeton minoriteti grek në Shqipëri, kryesisht në Himarë, për çështjen e pronave, për çështjen e mohimit të vetëdeklarimit të moszbatimit të ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me proceset zgjedhore në Greqi, sesi minoritarët që jetojnë në Greqi që kanë të drejtë vote do të mblidhen rreth Demokracia e Re.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

    1. OMONIA dhe PBDNJ është akuzuar se janë levë e Greqisë në çështjet e brendshme të shtetit shqiptar. Çfarë komenti keni lidhur me këto akuza?

     

    Alfred Beleri: Shteti grek nuk ka asnjë qëllim dashakeq ndaj shtetit shqiptar dhe nuk kam parë ndonjë veprim kundër shtetit shqiptar që të përdorte levën. Pra për çfarë duhet leva? Cili është ai vendim i shtetit grek apo qeverisë greke në dëm të interesave të shtetit shqiptar që ka përdorur cilëndo levë?

     

    1. Po lidhur me një deklaratë të kryetarit të Demokracia e Re, z.Mitsotakis, e për para rreth një jave ku kërcënonte Shqipërinë me veto në BE për hapjen e negociatave. Çfarë qendrimi keni ju?

     

    Alfred Beleri: Unë dua të them se Shqipëria është një vend në qendër të Evropës, është një vend evropian. Vendi i saj është në Evropë. Për minoritetin grek në Shqipëri, ne jemi shtetas evropianë, do të ishte kënaqësi dhe do ishte vegla për zgjidhjen e shumë problemeve që kemi ne, por kjo nuk ka për të ndodhur, jo për fajin tonë apo të z.Mitsotakis, por për fajin e politikë shqiptare dhe konkretisht qeverisë. Z.Rama me vendimin e Këshillit të Evropës, nuk mund t’u shesë shqiptarëve, siç shisnin në perëndimin e largët pasqyrat tek indianët, sikur vendimi është pozitiv, por negociatat nuk do të hapen. Nuk do të hapen, pasi 3-4 shtete të rëndësishme në Evropë, Gjermani, Franca Holanda, kanë deklaruar se nuk do të hapen negociatat. Besoj se Greqia në BE nuk ka potencial kaq të madh sa këto shtete.

     

    1. Të kalojmë pak tek “Masakra e Peshkëpisë”. Ju jeni akuzuar si i përfshirë në këtë masakër. Ku keni qenë ju në atë kohë?

     

    Alfred Beleri: Unë jam akuzuar vetëm nga mediat, nga asnjë organ kompetent as në Greqi e as në Shqipëri. Unë kam qenë në Qipro sëbashku me 100 bashkëatdhetarët tanë minoritar, për specializim në fushat e ndërtimit, të binesit. Ishim 100 minoritar që ishim në Qipro nga Janari i 1994-së deri në fund të qershorit të 1994-ës. Duket nga pashaporta ime e atëhershme, nga hyrjet e mia në teritorin e Qipros dhe nga kthimi, nga sigurimet shoqërire se jam i siguruar në Qipro, nga vendimi i shkollës, kam vërtetim nga shkolla që kam ndjekur këtë kurs, kam dhe vërtetim nga sindikata e bunonjësve të bankave të Qipros që na kishin ftuar.

     

    1. Meqënëse ju thoni se janë akuza vetëm nga mediet, përse nuk i keni hedhur në gjyq?

     

    Alfred Beleri: Në Greqi kam hedhur një gazetë në gjyq dhe kam fituar. Në Shqipëri mos u nxitoni se s’ka kaluar koha.

     

    1. Çfarë mendoni ju për masakrën e Peshkëpisë në vetëvete? Cili është qendrimi jua?

     

    Alfred Beleri: Ishte një masakër, një akt terrorist dhe nuk ka sesi të jetë qendrimi im veçse duke u distancuar dhe … Më falni s’po gjej dot fjalën në shqip. Distancohem, e dënoj dhe është një akt terrorist që nuk ka lidhje me pikëpamjet e mia, botëkuptimin tim dhe është e papranueshme për zgjidhjen e problemeve.

    1. Z.Beleri, ju njiheni nga mediet me disa emra. Në fillim si Alfred Bejleri, pastaj Fredi Beleri, së fundmi si Dhionisios Alfred Beleris. A e keni ndryshuar identitetin (emrin) dhe nëse po cila është arsyeja?

    Alfred Beleri: Kur linda prindërit e mi më regjistruan në Gjendjen Civile me emrin Alfred Beleri. Në vitin 1991 u pagëzova me emrin Dhionisios dhe e shtova në Gjendjen Civile. Fredi më thërrasin shkurt.

    Faleminderit z.Beleri!

    Alfred Beleri: Ju lutem!

    Shto Koment