Rajoni

Intervista/ Drejtori i Teatrit Grek mohon akuzat për përdhunim: Janë thashetheme

Iefimerida ka bërë publike një bisedë të tij me hetuesen e çështjes.
Featured image of article: Intervista/ Drejtori i Teatrit Grek mohon akuzat për përdhunim: Janë thashetheme Dimitris Lignadis

GREQI- Ish-Drejtori Artistik i Teatrit në Greqi, Dimitris Lignadis ka mohuar të gjitha akuzat për përdhunim që rëndojnë mbi të. Iefimerida ka bërë publike një bisedë të tij me hetuesen e çështjes.

Hetuesja: Z. Lignadis, ka një urdhër kundër jush. Ju jeni akuzuar për krimin e përdhunimit. Të akuzuarit kanë regjistruar dy procese gjyqësore të ngritura kundër jush në zyrën e prokurorit. A dini për to?

Dimitris Lignadis: Jo, zonjë hetuese, unë nuk e di, nuk e di … përtej asaj që tingëllon si thashetheme … Unë nuk di për procese gjyqësore…

Hetuesja: Ka dy raportime pwr përdhunim. A dini ndonjë gjë për to? Për ankesat? Këto akuza janë shumë të rënda, Z. Lignadis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dimitris Lignadis: Jo, nuk e di. Unë i mohoj të gjitha akuzat. Nuk e kam iden. Unë nuk jam informuar, unë menjëherë e vë veten në dispozicionin tuaj, në dispozicion të autoriteteve. Kjo është arsyeja pse unë u paraqita menjëherë pasi u dha urdhri, policia nuk më kërkoi, kisha diçka për të fshehur! Unë jam i sinqertë me ju, në tërë këtë histori nuk ka asnjë çështje, as për t’u fshehur, as për të shpëtuar, as ndonjë gjë tjetër,” ka thënë Lignadis.

Dimitris Lignadis u arrestua ditën e shtunë pasi mbi të rëndojnë akuzat e përdhunimit dhe të pedofilisë. Mbi të janë aktualisht 3 akuza, ku ndër të akuzuarit janë edhe shqiptarë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment