Politike

Interpelancë me Anila Denajn, Lefter Maliqi premton surpriza: Më ndiqni të enjten

Në një reagim në Facebook, Maliqi i fton të gjithë që ta ndjekin në këtë interpelancë me ministren pasi do të ketë surpriza.
Featured image of article: Interpelancë me Anila Denajn, Lefter Maliqi premton surpriza: Më ndiqni të enjten Anila Denaj dhe Lefter Maliqi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë në seancën e së enjtes, sipas rendit të ditës ka paralajmëruar një interpeancë të deputetit Lefter Maliqi me ministren e Financave, Anila Denaj.

Në një reagim në Facebook, Maliqi i fton të gjithë që ta ndjekin në këtë interpelancë me ministren pasi do të ketë surpriza. Ai shkruan se do diskutohet dhe për Vettingun në Polici dhe në dy fjalimet e tij, do mbrohen interesat e uniformave blu.

Te nderuar miq sidomos kolegë të Policisë se Shtetit dhe Policisë dhe Administrates së burgjeve ju ftoj diten e Enjte dt 16 ora 10 ne Parlament të me ndiqni në Interpelancë me Ministren e Drejtësisë ,dhe si anëtar i komisionit te sigurise kombëtare do diskutoj dhe për vetingun ne Polici ne dy fjalimet e mia vetën ne mbrojtje të interesave tuaja dhe në sherbim të sigurise kombëtare dhe te ardhmes Europiane.Cdo suprizë është ne mbeshtetjen tuaj dhe vetem per ju”, shkruan Lefter Maliqi.

Kujtojmë se interpelanca me ministren është kërkuar nga deputeti që javën e kaluar dhe është futur në rendin e ditës për seancën e së enjtes.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment