Politike

Interpelanca me Shahinin, Roshi i kërkon llogari për tekstet shkollore dhe punësimin e mësuesve

VIDEO
Deputeti Artur Roshi i ka drejtuar disa pyetje ministres së Arsimit, Besa Shahini nga foltora e Kuvendit. Roshi i ka kërkuar Shahinit, llogari për tekstet mësimore dhe kriteret e punësimit të mësuesve.
Featured image of article: Interpelanca me Shahinin, Roshi i kërkon llogari për tekstet shkollore dhe punësimin e mësuesve Artur Roshi

TIRANË -Deputeti Artur Roshi, i cili kërkoi interpleancë me ministren e Arsimit, listoi nga foltorja e Kuvendit pyetjet për Shahinin. Roshi kërkoi llogari për materialet e teksteve shkollore kryesisht ato të historisë dhe kriteret e punësimit të mësuesve.

Fjala e Roshit

Interpelancën me ministren e Arsimit, e kërkova si domosdoshmëri për raportin e historisë që zhvillohet në tekstet shkollore, në raport me historinë e vërtetë. Fëmijët tanë nuk e mësojnë historinë si duhet. Mendoj se opozitarizmi duhet të jetë një alternativë e gjithë qeverisjes.  Kjo interpelancë do të fokusohet në problematikat e mëposhtme.

Pse nuk përzgjidhen tekste me të vërteta të historisë?

Pse figura si Mithat Frashëri nuk pasqyrohen në këto teste?

A ka ndonjë nismë për të zëvendësuar nga institucionet arsimore  pseudopatriotët e partisë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cilat janë udhëzimet që ju i jepeni drejtorive rajonale?

Çfarë masash janë marrë për ruajtjen e territoreve të shkollave?

Si përzgjidhen tekste mësimore dhe mbi çfarë kriteresh zgjidhen librat jashtë shkolle?

Cilat janë masat që ju si ministri keni marrë për analfabetizmin funksional të adoleshentëve?

Pse kur flisni për trajtime bursa keni fjalë vetëm shtetin, ndërkohë që keni licensuar shkollat private?

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment