Sport

Interi vulos largimin e parë, veterani largohet pas një viti nga skuadra

Tashmë 34 vjeç, uruguajiani nuk mund të pëballojë gjithë sezonin, shkak edhe dëmtimet. Edhe pse ka zhvilluar 17 ndeshje, niveli i tij nuk ka qenë ai i prituri
Featured image of article: Interi vulos largimin e parë, veterani largohet pas një viti nga skuadra Tifozët e Interit

Interi është duke punuar për merkaton e verës pavarësisht koronavirusit. Mediat italiane raportojnë se Diego Godin, lojtari i cili mbërriti këtë sezon me parametra zero nga Atletico Madrid, do të largohet.

Tashmë 34 vjeç, uruguajiani nuk mund të pëballojë gjithë sezonin, shkak edhe dëmtimet. Edhe pse ka zhvilluar 17 ndeshje, niveli i tij nuk është se ka qenë ai që pritej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mes pretendentëve për ta siguruar është Tottenham i Jose Mourinho, që e njeh mirë senatorin uruguajian. Jose do ta donte edhe për t’i dhënë më të rinjve besim. Sakaq, Special One e kërkoi edhe kur drejtonte Manchester United.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment