Sport

Champions League/ Bercelona përmbys gjithçka ndaj Interit, Liverpul dhe Çelsi fitojnë me vuajtje (VD)

Interi kërkoi që të bënte surprizën e madhe sot, por Barcelona avantazhin e pjesës së parë e përmbysi në të dytën. Kjo ndeshje përfudnoi 2 me 1 për katalanasit.
Featured image of article: Champions League/ Bercelona përmbys gjithçka ndaj Interit, Liverpul dhe Çelsi fitojnë me vuajtje (VD) Suarez duke festuar golin
Përditësuar:

Kanë përfunduar dhe 6 ndeshjet e fundit të fazës së dytë të grupeve në Champions League. Plot dinamik dhe spektakël, kjo mbrëmje ishte fantastike ku skuadrat dhuruan një festival golash.

Interi kërkoi që të bënte surprizën e madhe sot, por Barcelona avantazhin e pjesës së parë e përmbysi në të dytën. Kjo ndeshje përfundoi 2 me 1 për katalanasit.

Ndërkohë Çelsi dhe Liverpul, rrezikuan shumë në këtë ndeshje pasi mund të ishin larguar nga tapeti i blertë me nga një 1 pikë, por në fund arritën që të rrëmbenin fitoret përkatëse.

Sot u luajtën dhe ndeshjet Leipzig- Lion 0 me 2, Valencia –Ajax 0 me 3 dhe Zenit –Benfika 3 me 1.

REZULTATET DHE GOLAT PËR ÇDO NDESHJE

Barcelona Inter 2 me 1

Lilë- Çelsi 1 me 2

Liverpool 4-3 Salzburg

RB Leipzig 0-2 Lyon

Valencia 0-3 Ajax

Zenit 3-1 Benfica

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment