Sport

Interi fiton me vuajtje kundër Veronës dhe merr përkohësisht vendin e parë (VD)

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Veronës, por në të dytën gjithçka foli për skuadrën nga Milano, pasi shënoi dy herë.
https://www.youtube.com/watch?v=uNpHW3hG0ng

ITALI- Skaudra e Interit ka arritur një fitore shumë të vlefshme mbrëmjen e sotme. Në javën e 12-të të Seria A, Interi arriti që fitonte me rezultatin 2 me 1 kundër Veronës, në një ndeshje jo të lehtë.

Ishin miqtë ata që shënuan të parët, duke bërë që zikaltërit të hidheshin të sulm që në minutat e para, pasi sfida u zhbllokua që në 19-ën.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Veronës, por në të dytën gjithçka foli për skuadrën nga Milano, pasi shënoi dy herë. Ishte Vesino me kokë në minutën e 65-të që solli barazimin dhe në minutën e 83 një perlë nga jashtë zonë e Barelas i tha avantazhin dhe fitoren Interit.

Me këtë triumf, Interi e shikon veten në vendin e parë, me 31 pikë, 2 më shumë se Juventusi që luan nesër në shtëpi ndaj Milanit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment