Sport

Interi e nis me fitore, Leçe “viktima” e parë. Lukaku nuk fal që në debutim

Në një “San Siro” të mbushur plot, ekipi i drejtuar nga Antonio Konte e kërkoi që në fillim fitoren, dhe sfida u zhbllokua me një gol fantastik të Brozoviç, që në minutën e 21-të.
Featured image of article: Interi e nis me fitore, Leçe “viktima” e parë. Lukaku nuk fal që në debutim Lojtarët e Interit duke festuar

ITALI- Interi e nisi Serinë A këtë vit me një fitore të thellë, që i jep luksin që deri në ndeshjen e ardhshme të qëndrojë në vendin e parë. 4 me 0 ishte rezultati final kundër Leçes, një skuadër modeste e cila vetëm u nënshtruar ndaj Interit.

Në një “San Siro” të mbushur plot, ekipi i drejtuar nga Antonio Konte e kërkoi që në fillim fitoren, dhe sfida u zhbllokua me një gol fantastik të Brozoviç, që në minutën e 21-të. Kaluan vetëm 3 minuta, dhe ishte radha që me gol të debutonte Sensi para tifozëve të tij dhe shënoi të dytin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gol që në ndeshjen e parë shënoi edhe blerja tjetër e verës, Romelu Lukaku. Ndërsa serinë e golave e mbylli Kandreva, i cili shënoi në minutën e 84-t.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment