Sport

Inter vazhdon të “boshatisë” Manchester United, zikaltërit pranë blerjes së mbrojtësit pas largimit të Godin

Për të zëvendësuar urugaianin, drejtuesit po mendojnë për Chris Smalling, i rikthyer te Manchester United pas aventurës si i huazuar te Roma
Featured image of article: Inter vazhdon të “boshatisë” Manchester United, zikaltërit pranë blerjes së mbrojtësit pas largimit të Godin Manchester United

MILANO-Në pritje të përforcimeve të tjera, drejtuesit e Interit vijojnë të jenë të përqendruar në “operacionin fshesa”, pasi organika zikaltër aktualisht numëron mbi 30 futbollistë dhe një pjesë e mirë e tyre duhet të largohen para datës 5 tetor.Kështu Candreva kërkohet nga dy klubet e Genoa-s, me Sampdorian që po këmbëngul më shumë për afrimin e anësorit italian. Drejtuesit e Sampit i kanë ofruar Candrevës një kontratë 3-vjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon dhe pritet vetëm miratimi i futbollistit për t’u konkretizuar marrëveshja.

Me valixhet gati është edhe Asamoah, i cili së fundi kërkohet nga disa klube në MLS-në amerikane dhe te Interi janë gati ta lënë edhe të lirë nëse është nevoja, mjafton që të lirohen nga paga e tij prej 3.5 milionë eurosh në sezon. I larguar është edhe Diego Godin. Aventura e tij me zikaltërit zgjati vetëm 1 vit dhe tani mbrojtësi është transferuar te Cagliari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të zëvendësuar urugaianin, drejtuesit po mendojnë për Chris Smalling, i rikthyer te Manchester United pas aventurës si i huazuar te Roma. Inter po mendon t’a marrë në huazim mbrojtësin me opsionin e blerjes në fund të sezonit. Ekipi anglez pritet të pranojë këtë ofertë, pasi Inter është gati të paguajë të gjithë pagën e plotë të lojtarit.

 E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment