Sport

Inter, skuadra e parë italiane që i jep lamtumirën Super League-s: Me këtë projekt nuk jemi të interesuar

Klubi zikaltër nuk ka njoftuar lamtumirën zyrtare, por përmes Ansa ka bërë të ditur se "projekti aktualisht nuk konsiderohet më me interes".
Featured image of article: Inter, skuadra e parë italiane që i jep lamtumirën Super League-s: Me këtë projekt nuk jemi të interesuar Inter
Përditësuar:

ITALI-Pak para njoftimit për shtyp të Super League-s, Inter ishte skuadra e parë italiane që lëvizi. Klubi zikaltër nuk ka njoftuar lamtumirën zyrtare, por përmes Ansa ka bërë të ditur se “projekti aktualisht nuk konsiderohet më me interes”.

Kjo ishte ajo që shoqëria e udhëhequr nga Zhang dhe Marotta kanë njoftuar. Milan ishte gjithashtu në procesin e komunikimit të daljes nga gara, ndërsa Juve me vullnetin e presidentit të saj Agnelli ka qenë gjithmonë i gatshëm të vazhdojë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas gjashtë klubeve angleze, të cilat njoftuan daljen e tyre nga projekti i ri mbrëmjen e së martës, edhe Interi ndërmerr të njëjtin hap.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment