Sport

Inter si Juventus, Conte dhe lojtarët pranojnë uljen e pagave

Nga stafi i Interit thonë se janë të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre për të përmbushur nevojat financiare të shoqërisë pas ndalesës së kampionatit.
Featured image of article: Inter si Juventus, Conte dhe lojtarët pranojnë uljen e pagave Antonio Conte

ITALI- Në vazhdën e vendimit që morën drejtuesit e Juventusit, në bashkëveprim të plotë me lojtarët, edhe futbollistët dhe stafi i Interit thonë se janë të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre për të përmbushur nevojat financiare të shoqërisë pas ndalesës së kampionatit.

Burime brenda klubit ziklatër thonë se “pas bisedimeve të vazhdueshme mes klubit, trajnerit Conte dhe kapitenit Handanovic, duke marrë në konsideratë urgjencën e rëndë shëndetësore, stafi teknik dhe të gjithë lojtarët e skuadrës së parë janë gati të pranojnë uljen e pagave për pjesën e mbetur të sezonit aktual”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment