Sport

“Inter nuk goditi asnjëherë portën”, Pirlo irriton kundërshtarin me deklaratën e fundit: Nëse duhet të fitoj…

Ndeshja Juventus-Inter, për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, përfundoi me shifrat 0-0, por në takimin e parë skuadra nga Torino kishte fituar me shifrat 2-1
Featured image of article: “Inter nuk goditi asnjëherë portën”, Pirlo irriton kundërshtarin me deklaratën e fundit: Nëse duhet të fitoj… Andrea Pirlo

TORINO-Andrea Pirlo duket se ka gjetur formulën e suksesit me një Juve të stilit Allegri. Bardhezinjtë po marrin formë dhe tani duket se janë në rrugën e duhur për të arritur objektivat që kërkon presidenca. Ndeshja Juventus-Inter, për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, përfundoi me shifrat 0-0, por në takimin e parë skuadra nga Torino kishte fituar me shifrat 2-1. Mbas ndeshjes foli trajneri Andrea Pirlo, i cili u shfaq i kënaqur dhe nëse do të duhet të fitonte mund ta quanin “Allegrian”.

NDESHJA-“Jam i kënaqur. Nëse duhet të fitoj, ju lehtë mund të më quani Allegriano. Nuk është problem: Unë po luaj çdo ndeshje ndryshe, sot ishim shumë mirë. Interi pothuajse asnjëherë nuk ka gjuajtur në portë dhe Handanovic ishte më i miri në fushë “.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MBROJTJA – “Gjithmonë e kam thënë se jam me fat që kam katër qendërmbrojtës shumë të mirë. Ata po përshtaten me mënyrën tonë të mbrojtjes dhe po përmirësohen. Jo vetëm Chiellini me rikthimin e tij na ka ndihmuar, pasi edhe të tjerët po paraqiten shumë mirë dhe jam i lumtur për këtë.Çdo ndeshje është ndryshe dhe ne përgatitemi ndryshe.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment