Sport

Inter fitoi ndaj Torinos, por deklarata e Lukakut nuk do ti pëlqejë tifozëve: Nuk jemi një skuadër e madhe

Autokritikë e ashpër e Lukakut, që nuk është i kënaqur me performancën dhe nuk ndihet lider i këtij grupi
Featured image of article: Inter fitoi ndaj Torinos, por deklarata e Lukakut nuk do ti pëlqejë tifozëve: Nuk jemi një skuadër e madhe Romelu Lukaku

MILANO– Me dy gola dhe një asist i dha Interit tre pikë në një përmbysje të çmendur, por Romelu Lukaku nuk i fsheh vështirësitë. “Sinqerisht ne nuk jemi një ekip i madh, nuk është mirë të përjetojmë vështirësi të tilla. Luajtëm keq për 60 minuta, me të vërtetë ishim në vështirësi dhe luajtëm pa grintë dhe dëshirë. U zgjuam dhe fituam, kjo është gjëja e rëndësishme”.

Autokritikë e ashpër e Lukakut, që nuk është i kënaqur me performancën dhe nuk ndihet lider i këtij grupi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jam një lojtar që kërkon të ndihmojë shokët e skuadrës. Nuk më pëlqen të më etiketojnë lider, ka shumë lojtarë të tjerë me përvojë. Jam vetëm 27 vjeç dhe dua ta ndihmoj ekipin të fitojë, por duhet të japim më shumë. Ne nuk luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme sot.” Deklaroi Lukaku pas fitores me Torinon.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment