Sport

Inter duhet të frikësohet! Jo vetëm Barcelona pas Martinez, gjigandi anglez gati të paguajë klauzolën

Sulmuesi ka një klauzolë largimi prej 111 milionë eurosh, të vlefshme në dy javët e para të korrikut, por Barcelona po negocion me Interin, që pjesën më të madhe të shumës ta paguajë nëpërmjet kartonëve të lojtarëve të tjerë.
Featured image of article: Inter duhet të frikësohet! Jo vetëm Barcelona pas Martinez, gjigandi anglez gati të paguajë klauzolën Lautaro Martinez

ITALI– Lautaro Martinez është futbollisti më i kërkuar këtë sezon tek skuadra e Interit, argjentinasi po bën një sezon fantastik dhe jo më kot kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Sulmuesi ka një klauzolë largimi prej 111 milionë eurosh, të vlefshme në dy javët e para të korrikut, por Barcelona po negocion me Interin, që pjesën më të madhe të shumës ta paguajë nëpërmjet kartonëve të lojtarëve të tjerë. Megjithatë “Daily Mail” në Angli raporton se edhe Pep Guardiola po ndjek me vëmendje ecurinë e sulmuesit argjentinas dhe u ka kërkuar drejtuesve blerjen e tij gjatë merkatos së verës, për t’i besuar majën e sulmit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po sipas medias britanike, drejtuesit e Manchester Cityt janë gati të paguajnë 111 milionë euro në arkat e Interit për të marrë Lautaro Martinezin, por gjithmonë nëse do t’ia dalin të fitojnë pafajësinë dhe të drejtën për të luajtur në Europë.

(E.C/DOSJA.AL)

Shto Koment