Sport

Inter dhe Real Madrid nuk diskutojnë vetëm pikët, në horizont ka dalë një shkëmbim i bujshëm

Mesfushori Eriksen nuk po përshtatet me ambjentin në Milano, ndërsa nga ana tjetër Real Madrid e ka dashur lojtarin që në verën e vitit 2019
Featured image of article: Inter dhe Real Madrid nuk diskutojnë vetëm pikët, në horizont ka dalë një shkëmbim i bujshëm Eriksen dhe Isco

EUROPË-Inter dhe Real Madrid do të luajnë ditën e mërkurë në Champions League. Por dy klubet nuk do të diskutojnë vetëm pikët në këtë ndeshje, por sipas mediave në horizont ka dalë edhe një shkëmbim Eriksen-Isco. Mesfushori danez nuk po përshtatet me ambjentin në Milano, ndërsa nga ana tjetër Real Madrid e ka dashur lojtarin që në verën e vitit 2019.

Nga ana tjetër Isco ende nuk ka gjetur veten këtë sezon dhe me kontratën që i skadon në vitin 2022, shkëmbimi do të ishte me leverdi për dy skuadrat. Në një merkato të asfiksuar për shkak të koronavirusit, Eriksen për Iscon mund të përfaqësojë kështu një zgjidhje optimale për të zgjidhur një problem të përbashkët.

Danezi do të gjente një futboll që sigurisht është më pak taktik dhe një trajner më i përshtatshëm për karakteristikat e tij, spanjolli në vend të kësaj ka ato tipare karakteri, përtej aftësive të padiskutueshme teknike, të cilat mund të kënaqin më së miri Conten, dhe do të ishte mesfushori sulmues i aftë për të siguruar atë cilësi dhe atë paparashikueshmëri që mungon në mesfushën e Interit dhe që vetëm Sensi, pa dëmtime, ishte në gjendje të tregonte disa herë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk është një operacion i lehtë, në të vërtetë nuk është ende një operacion i vërtetë, por sigurisht që është një ide që po merr formë dhe po ngacmon imagjinatën e të gjitha palëve të përfshira: lojtarë, trajnerë dhe skuadra.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment