Sport

Inter ‘blindon’ repartin ofensiv, arrin marrëveshjen me Manchester United

Drejtori sportiv, Giuseppe Marotta ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Manchester United për 15 milion euro, pas huazimit te Interi në janar të këtij viti.
Featured image of article: Inter ‘blindon’ repartin ofensiv, arrin marrëveshjen me Manchester United Alexis Sanchez

ITALI- Inter sapo ka mbyllur marrëveshjen me Manchester United për sulmuesin Alexis Sanchez. Sipas mediave ndërkombëtare zikaltërit do ta zyrtarizojnë sulmuesin kilian pas ndeshjes në Europa League kundër Getafes.

Drejtori sportiv, Giuseppe Marotta ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Manchester United për 15 milion euro, pas huazimit te Interi në janar të këtij viti. Mediat e huaja shkruajnë se kileni do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me zikltërit, pasi të përfundojë periudhën e huazimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alexis Sanchez mbërriti si huazim te Interi në janar të këtij viti, ku në gjithë sezonin ai ka gjetur 4 herë rrugën e rrjetës si dhe ka dhuruar 9 asiste për shokët e skuadrës.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment