Kuriozitete

Inteligjenca e tyre mahniti botën! Këta janë 10 njerëzit më të zgjuar në historinë e njerëzimit

Por a e keni menduar ndonjëherë se kush ishin personat më të zgjuar në histori? Le të shohim renditjen e mëposhtme.

Mund të kemi hasur shpesh herë ndonjë listë me personat më të zgjuar “VIP”, apo ngjarje të ngjashme, por a e keni menduar ndonjëherë se kush ishin personat më të zgjuar në histori? Le të shohim renditjen e mëposhtme.

10. Stephen Hawking – IQ 160

Ai është i njohur veçanërisht për librin e tij “Një Histori e Shkurtër e Kohës”, botuar në 1988, i cili portretizonte zbulimet e tij në fushën e fizikës teorike – përfshirë zhvillimin e tij të ‘Teorisë së Big Bang’.

9. Albert Ajnshtajni-IQ 160-190

IQ-ja e saktë e e tij ende nuk është e njohur pasi ai kurrë nuk e bëri testin, por ekspertët e lidhin IQ-në e tij diku midis 160 dhe 190.

8. Judit Polgar – IQ 170

Judit Polgar është përshkruar si shahistja më e madhe femër e të gjitha kohërave duke u bërë mjeshtre që 15 vjeç. Ishte gruaja e parë që mundi lojtarin e renditur #1 në botë, Gary Kasparaov.

7. Leonardo da Vinci-IQ 180-190

Ky test nuk ekzistonte në kohën e tij. Sidoqoftë, ekspertët kanë nxjerrë në mënyrë retroaktive se koeficienti i inteligjencës së da Vinçit ka shumë të ngjarë të jetë nga 180 në 190.

6. Marilyn Vos Savant – IQ 190

Marilyn Vos Savant është, siç nënkupton edhe emri i saj, një gjeni. Ajo lindi në 1946 dhe famën e mori vonë. Ajo u bë një shkrimtare e famshme për rubrikën e saj “Pyet Marilyn”, ku njerëzit dërguan pyetjet e tyre duke i kërkuar këshilla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

5. Garry Kasparov – IQ 194

Kasparov kishte një IQ të regjistruar 194, një nga më të lartat e matur ndonjëherë. Ai aktualisht është në pension nga sporti i shahut dhe shërben në bordin e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut.

4. Kim Ung-Yong-IQ 210

I lindur në Korenë e Jugut në vitin 1963, Ung-Yong filloi të fliste në moshën 6 muajshe dhe ishte në gjendje të lexonte anglisht, gjermanisht, koreanisht dhe japonisht kur ishte 3 vjeç. Pavarësisht mundësive të krijuara nga intelekti i tij, ai zgjodhi të jetojë një jetë normale.

3. Christopher Hirata – IQ 225

Christopher Hirata është një mrekulli. Ai u bë amerikani që fitoi një medalje ari në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës në 1996, vetëm 13 vjeç.

2. Terence Tao-IQ 225-230

Ai ishte bashkë-marrës i Medaljes Fields në 2006, një çmim që nënkupton përsosmërinë dhe inovacionin në matematikë. Tani ai jep mësim në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

1. William James Sidis IQ 250 – 300

William James Sidis është një individ tjetër, rezultati i saktë i inteligjencës së të cilit është i panjohur. I lindur në 1898, ai hyri në Harvard në moshën 11-vjeçare për të studiuar matematikë, duke hyrë kështu në histori.

(k.m/dosja.al)

WordPress › Error

There has been a critical error on your website.

Learn more about debugging in WordPress.