Para shkollës së djalit/ Shqiptarja theret me thikë në mes të rrugës, vdes në vend
Bruna Muça ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodh...
Bruna Muça ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodh...
Gent Shkullaku dhe Sali Berisha TIRANË- Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është dhunuar një natë më ...
Ilir Meta, Vjosa Osmani, Yuri Kim TIRANË- Presidenti Ilir Meta he ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ...
Policia e Tiranës TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për incidentin e ndodhur një natë më parë me fotorepor...
SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama u shpreh se e ardhmja e Europës nuk mund të jetë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në Forumin për Europën në Slloveni, kryeministri tha se etërit themelues të BE-së do të përpëliteshin në varr nëse do të shikonin që në një mbledhje ku flitet për të ardhmen e Europës, nuk është Shqipëria apo vendet e tjera. Me humor, Rama kërkoi ndjesë që po tregohej aq ballkanas, por tha se është njësoj si historia e atij priftit në Konstandinopojë që kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e ëngjëjve. Sërish në formë batute, Kreu i Qeverisë shqptare tha se kur të bëhemi anëtar të BE-së, Macron që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet.
Pjesë nga biseda:
Pyetja: Jeni marrë shumë me ndryshimet mes vendeve, si mund të kapërcehet ky boshllëk?
Edi Rama: Së pari më lëni t’ju jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë. Ka diçka që duhet ta ruajmë fort. Ne qeshim edhe kur nuk mundemi. Pjesëtarët e BE nuk e bëjnë dot. Po e kam fjalët për gjermanët. Pyesin eurooptimistët dhe europesimistët dhe i pyetën cila ishin pikëpamjet për zgjërimit. Europtimisti tha Turqia do të hyjë në BE ose nën presidencën e Maqedonisë së Veriut, ose në të Shqipërisë. Europesimisti tha të dyja do të hyjnë në BE kur të ketë presidencën Turqia. BE është Samuel Beket. Nuk e di kush është Vladimiri dhe Ekstagoni. Njëri thotë; a do ikim? Tjetri thotë: Eja! Dhe askush nuk lëviz nga vendi. Ne jemi këtu për të luftuar, sepse nuk po kërkojmë licensë për të qënë europianë. Ne jemi të tillë. Sinqerisht jam mirënjohës se më në fund në një takim të tillë ne u ftuam. Është dramatike dhe qesharake të shohësh BE që flasin për të ardhmen e Europës dhe nuk na ftojnë. Të paktën për mirësjellje të ndryshojnë emrin. E ardhmja e BE, sepse po thanë Europë, ne jemi të tillë. Nuk ka të ardhme pa ne. Nëse do të vazhdojnë kështu s’do të jetë mirë për BE, por do të jetë edhe më keq për ta. Sinqerisht, ju përmendet etërit themelues. Nuk mund të rri pa thënë se po të çoheshin edhe njëherë, do të thonin më mirë të ishin të vdekur se të gjallë. Nuk kam prova por po kthehen përmbys në varr. Çfarë e ardhme e Europës? Si historia e atij priftit në Konstandinopojë që kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e ëngjëjve. Më falni që po tregohen kaq ballkanik. Kjo është e mira e të qenurit nga Ballkani sepse nuk e humbet asnjë herë sensin e humorit edhe në tragjedi. Jo s’kam mbaruar. Këtu në Bled, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë në Europë. Do ta mbyll me këtë. Mos përmendni më faktorët e tretë se është qesharake. Na thojnë se na duan, ne një ditë do martohemi, por as nuk flasim dot bashkë, por s’flasim dot as me të tjerë. Po na testojnë besnikërinë. S’po flasim për t’u bërë anëtarë, se kur të bëhemi Macron që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet. Po flasim për çeljen e bisedimeve të anëtarësismit.
(k.m;f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BLED– Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar të qeshura gjatë fjalës së tij në Forumin për të ardhmen e Europës që po mbahet në Slloveni. Në fund të fjalës, ai u kt...
BLED– Kryeministri Edi Rama e ka nisur me humor fjalën e tij në Forumin për të ardhmen e Europës në Slloveni. Rama u ofroi të gjithë të pranishmëve një bu...
ERSEKË- Presidenti Ilir Meta ka takuar disa turistë në Ersekë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se edhe turistët e huaj e duan “Sofrën...
TIRANË– Emrat e kabinetit të Qeverisë ‘Rama 3’ pritet të zbardhen nesër, por jo pa u dhënë aprovimi nga ambasadorja Yuri Kim. Gazetari i Top Channel, Muham...
BLED– Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka dalë kategorikisht kundër ndryshimit të kufijëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij para të gjithë...
DURRËS- Juristja Ana Dhamo është gruaja që do të futet në Kuvendin e Shqipërisë në vend të Lefter Kokës, i cili lajmëroi se ka dhënë dorëheqjen nga mandati...
TIRANË– Ende pa nisur ende punimet Kuvendi, 5 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë hequr dorë nga mandati. I pari që e nisi valën e dor...
TIRANË– Dy javët e para të shtatorit do të jenë me zhvillime për politikën shqiptare. 2 shtatori, nesër, do të sjellë të reja për socialistët dhe qev...
DURRËS- I zgjedhur si deputet nga votat e qytetarëve të Durrësit nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Lefter Koka ka vendosur që të japë dorëheqjen ng...
TIRANË– Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga koha kur Edi Rama do të lexojë emrat e skuadrës së tij të tretë qeverisëse, brenda PS vijojnë të qarkullojnë e...