Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet të vlerësohen të ndara në lidhje me rrugën e integrimit drejt BE-së.
Alsat shkruan se Dimitrov është shprehur se secili duhet vlerësuar sipas arritjeve të veta.
“Parimi bazë në procesin e anëtarësimit është: secili sipas arritjeve në reforma. Nëse i grupojmë vendosim shtetet në paketë dhe i bëjmë të varura nga diçka që nuk është në kontroll të tyre atëherë humb logjika e anëtarësimit. Si fqinjë të mirë kemi interes që edhe Shqipëria dhe fqinjët tjerë të shkojnë përpara, por gjithashtu vlerësojmë se secili shtet duhet të vlerësohet veçmas,”- tha Dimitrov.
Nga ana tjetër, Gjermania mendon se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vijojnë rrugën drejt Europës pavarësisht pengesave të vëna nga Franca. Ministri i jashtëm gjerman, Haiko Mas inkurajoi vendin të vazhdojë me reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kthimin e shtetit të së drejtës, duke siguruar se për këtë ka mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Berlinit.
“Askush në BE nuk e konteston perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Tani mbetet ta shfrytëzojmë ndihmën për Maqedoninë e Veriut dhe për të ardhmen. Këtu bën pjesë edhe ndihma jonë bilaterale që duam ta zgjerojmë. Porosia jonë është e qartë: na lejoni së bashku të ecim në këtë rrugë! Ju qëndrojmë në dispozicion,”- deklaroi Haiko Mas.
Pak ditë më parë KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim kër çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020.
Macron, vuri veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në një samit të fundit në Bruksel, duke thënë se procesi i pranimit duhej të reformohej.
Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Serbi- Pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se BE do të hapë në mars negociat...
KOSOVË- Një nga pikat që LDK dhe Vetëvendosjen kanë kundërshti është dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Vjosa Osmani pranoi në Opinion, se kjo tezë e h...
KOSOVË- Vjosa Osmani, kandidajta e Lëvizjes Demokratike e Kosovës, për Kryeministre duket se ka hequr dorë nga ky post. Ajo tashmë shtë duke negociuar me A...
TIRANË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me “Shengenin e Ballkanit”. Në reagimin e tij, Ku...
HUNGARI– Një gjykatë hungareze filloi gjyqin ndaj një siriani të akuzuar për terrorizëm dhe krime lufte, si lider ushtarak i SIS pranë qytett Homs, në 2015, duk...
VENECIA- Gjatë këtyre ditëve Venecia e Italisë është përmbytur nga reshjet dhe stuhitë e forta, duke lënë dy viktima dhe dëme të mëdha materiale.Ndërkohë nga m...
DUBAI– Një aksident ka ndodhur në Sharm el-Sheik, ku një avion i kompanisë SkyUp që vinte nga Ukraina, mund të shndërrohej në tragjedi, por ndërhyrja e pe...
KOSOVË- Gjendet e vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.Lajmi u bë i ditur nga po...
BOLIVI- Senatoria e opozitës Boliviane Jeanine Anez e ka deklaruar veten presidente të përkohshme të vendit të Amerikës së Jugut pas dorëheqjes së Evo Morales.S...
ITALI- Ditën e djeshme janë parë që Venecia është përballur me përmbytje masive ku niveli i ujit ka arritur nëpër banesa deri në 190 cm. E për këtë arsye qytet...