
BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka takuar sot kryenegociatorin e caktuar nga qeveria shqiptare për procesin e negociatave dhe integrimin në BE.
Në një njoftim në Twitter, Varhelyi thotë se me Mazin ka diskutuar në lidhje me hapat e mëtejshëm për bisedimet, por kanë diskutuar edhe për rëndësinë e reformave.
“U takova me shefin e ri të negociatave me Bashkimin Evropian, Zef Mazi këtë mëngjes dhe përgatitjet për të hapat e tjerë në hapjen e negociatave. Gjithashtu nënvizuam rëndësinë e avancimit të reformave”,-shkruan Varhelyi.

(F.g/dosja.al)