Rajoni

Integrimi/ Maqedonia e Veriut: Na ndani nga Shqipëria, më mirë një se asnjë

Maqedonia e Veriut, ka treguar dhe një herë që nuk do të vijojë të jetë e varur nga Shqipëria në procesin e integrimit. EuroNews raporton se disa vende të BE-së kanë shprehur shqetësim për përparimin e Shqipërisë.
Featured image of article: Integrimi/ Maqedonia e Veriut: Na ndani nga Shqipëria, më mirë një se asnjë Nikola Dimitrov, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Shqipëria përveç problemit të madh pas tërmetit katastrofik që goditi Durrësin, Thumanë e disa qytete në 26 nëntor. Por paralelisht në Bashkimin Evropian vijon puna për integrimin e vendit tonë dhe të Maqedonisë së Veriut. 

Maqedonia e Veriut, ka treguar dhe një herë që nuk do të vijojë të jetë e varur nga Shqipëria në procesin e integrimit. EuroNews raporton se disa vende të BE-së kanë shprehur shqetësim për përparimin e Shqipërisë.

Ndërkohë kryediplomati maqedonas Nikola Dimitrov tha se ndarja me Shqipërinë në rrugën drejt BE-së mund të jetë një zgjidhje.

“Unë mendoj se suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj, dhe mbi të gjitha si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë rrugëtimin e saj europian. Sigurisht një zgjidhje pozitive do të ishte më e mira. Ne duhet të punojmë për gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne kemi nevojë për një vrull pozitiv, jo për një dinamikë negative. Dhe një është padyshim më mirë se asnjë”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment