LIVE UPDATES
Bota

Institutit Robert Koch: Edhe të rinjtë e vaksinuar shtrohen në spitale

17 Nëntor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Institutit Robert Koch: Edhe të rinjtë e vaksinuar shtrohen në

GJERMANI – Bëni kujdes! Ka shumë të vaksinuar që besojnë, se tani që janë vaksinuar janë të sigurtë dhe nuk tregojnë kujdesin e duhur. Vaksina vërtet të mbron nga infektimi me Corona, por megjithatë gjithnjë e më shumë të vaksinuar po infektohen. Dhe shumë shqetësuese është se edhe ecuria e infektimeve tek ata shpesh është më e rëndë e zgjat më shumë se e mendonin ata, edhe më të rinjtë. Sipas Institutit Robert Koch në javën e parë të nëntorit (gjendja e datës 10.11.2021) rreth 23% e të rriturve të shtruar në spital ishin në 60 vjeç dhe 45% e pacientëve nga mosha 60 vjeç e lart ishin të vaksinuar. Në gusht kjo vlerë ishte në 6% tek ata nën 60 vjeç dhe 18% tek ata mbi 60 vjeç.

Vërtet që po rritet me shpejtësi numri i të vaksinuarve në spitale që nga vera, por kjo nuk do të thotë, se vaksinat e Coronës janë tanimë përgjithësisht pa vlerë. RKI e vlerëson efektivitetin e vaksinës nga mosha 18 vjeç në rreth 72%. Si edhe më parë të vaksinuarit janë pjesa më e vogël e të shtruarve në spitale. Nëse kuota e vaksinimit do të ishte më e ulët, atëherë sistemi shëndetësor në Gjermani tani do ndodhej para kolapsit. Sfida kryesore në këtë vjeshtë të vonë do të mbetet, nëse do mund të binden të pavaksinuarit përmes ofertave të vaksinimit kudo në supermarkete apo në ambiente pune si dhe të ofrohen shpejt e në mënyrë të zgjeruar vaksinimet përforcuese, jo vetëm për më të moshuarit e për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.

Kush janë 18 milionë të pavaksinuarit në Gjermani?

Deri më tani sipas RKI janë dhënë gjithsej 113.672.633 vaksina kundër COVID-19- në Gjermani. Vetëm 1 herë janë vaksinuar 69,8% e popullsisë, dy herë 67,3% e saj. Vetëm 3,7% ka marrë vaksinën përforcuese. Veç 9,2 milionë fëmijëve nën 12 vjeç në Gjermani, për të cilët ende nuk ka vaksinë të lejuar, mbeten rreth 18 milionë vetë në Gjermani që nuk janë vaksinuar, megjithëse mund të vaksinohen. Ka ndërkohë disa studime, që japin të dhëna, se kush nuk do të vaksinohet.

Sipas një studimi të Institutit të Opinionit, Forsa, aktualisht 64% e të pavaksinuarve janë refuzues të vaksinës, 29% hezitojnë ende dhe 7% janë parimisht gati për vaksinim. Shpesh janë më të rinjtë që nuk vaksinohen. Ndërkohë në pjesën e popullsisë nga mosha 18-59 vjeç ka rreth 12 milionë vetë të pavaksinuar. Madje dallime ka edhe mes Lindjes e Perëndimit. Gjermanolindorët janë më pak të gatshëm për vaksinim dhe kanë më pak besim në sigurinë e vaksinës. Ndërkohë që në qytetin-shtet verior gjerman, Bremen janë vaksinuar 81,5% e njerëzve, në lindjen gjermane në Saksoni kjo shifër është 59,4%.

Po ashtu edhe njerëzit me sfond migracioni janë më shpesh të pavaksinuar. Sipas studimit të Forsa-s tek ky grup i popullsisë nuk arrijnë sa duhet fushatat informative në gjuhë të kuptueshme për ta. Edhe në lidhje me të ardhurat ka të dhëna të qarta. Sipas studimit të Institutit Max-Planck për Politikën Sociale dhe të Drejtën Sociale në 27 vende europiane dhe Izraelin, afër 30% e personave me të ardhura të ulta mbi 50 vjeç hezitojnë ose nuk duan të vaksinohen, kurse tek ata që kanë të ardhura të larta kjo shifër është vetëm 7,8%. Rreth 28,5% e të papunëve në Europë e refuzojnë vaksinën.

Edhe qëndrimi politik reflektohet në qëndrimin ndaj vaksinës. Sipas sondazhit të Institutit Forsa rreth 50% e votueseve e votuesve të pavaksinuar në zgjedhjet e fundit të Bundestagut e dhanë votën për partinë populiste, AfD. Tek të pavaksinuarit nuk janë të preferuara partitë CDU/CSU, SPD dhe sidomos Të Gjelbrit. Forsa kishte pyetur rreth 3048 persona nga shtatori deri në mes të tetorit 2021 me porosi të Ministrisë së Shëndetësisë, por ministria nuk kishte kërkuar preferencat partiake të të anketuarve, Forsa e kishte përfshirë këtë aspekt vetë në sondazh.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bota pas covid-19 covid në gjermani presidenti i institutit robert koch virusi corona bota pas covid-19 covid në gjermani presidenti i institutit robert koch virusi corona

Sondazh

Poll
Bota 17 Nëntor 2021, 10:14

SHBA-ja kërcënon Bosnjën me sanksione

SHBA-Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndërmjetësuar marrëveshjen për paqe në Bosnje e Hercegovinë më 1995, mund të vendosin sanksione kundër subjekteve që për...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën