Politike

Instituti IFIMES/ Basha nga Sllovenia: Inkurajoj KE-në të monitorojë Sundimin e Ligjit në Shqipëri (FOTO)

Në Slloveni po zhvillohet aktiviteti i IFIMES (Instituti Ndërkombetar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin). Në fjalën e tij, Basha u kërkoi të pranishmëve monitorimin e reformave reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim në BE.
Featured image of article: Instituti IFIMES/ Basha nga Sllovenia: Inkurajoj KE-në të monitorojë Sundimin e Ligjit në Shqipëri (FOTO) Kryedemokrati Basha në Slloveni

SLLOVENI– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Slloveni në një takim në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

Në takimin e zhvilluar në Slloveni, Basha mbajti një fjalë pranë të pranishmëve ku kërkoi monitorimin e reformave reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim në BE.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin Europian që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri,” – tha Basha në fjalën e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Instituti IFIMES është i mirënjohur në elitën e politikës ndërkombëtare për analizat e tij në fushat që mbulon.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment