Sociale

INSTAT publikon shifrat: Rreth 12,800 të moshuarve janë ende studentë

Sipas instat 3.5% e grupmoshës 55-64 vjeç, vijojnë të jenë në arsim.
Featured image of article: INSTAT publikon shifrat: Rreth 12,800 të moshuarve janë ende studentë Foto ilustruese

Astriti, edhe pse ka dalë në pension vijon ta ushtrojë profesionin e ekonomistit. Ai ishte mësuar që të mbante llogaritë kontabël në mënyrë manuale, megjithatë iu desh që të mësonte kompjuterin dhe mënyrën se si funksiononin softuerët për mbajtjen e llogarive kontabël në një moshë relativisht të madhe.

Të mësuarit është një aktivitet që nuk duhet të kufizohet nga mosha e individit. Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, dhe jo vetëm, të gjithë duhet të jenë të përditësuar me ndryshimet më të fundit në fushat e interesit, pavarësisht nga mosha.

Përfitimet e të mësuarit përgjatë gjithë jetës janë të shumta. Të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme përmirëson aftësitë profesionale të individëve. Pjesa më e madhe e profesioneve, si p.sh. mjekët apo IT, vazhdojnë përditësojnë njohuritë dhe aftësitë, prej të cilave varet edhe vendi i punës.

Në Shqipëri, rreth 3.5% e individëve (rreth 12,800) që i  përkasin grupmoshës 55-64 vjeç marrin pjesë në arsimin zyrtar ose jo zyrtar.

Për grupmoshën 45-55, rreth 6.1% morën pjesë në arsimin zyrtar dhe jo-zyrtar, ndërsa për grupmoshën 35-44 vjeç rreth 8.6%

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përqindjen më të lartë të të mësuarit e ka grupmosha 25-34 vjeç, ku sipas INSTAT rreth 17.3% e tyre morën pjesë në arsim.

Meshkujt mësojnë më pak

Shkencëtarët janë përpjekur ndër vite që të gjejnë se cila nga dy gjinitë është më inteligjente, të dhënat nga INSTAT tregojnë se gratë harxhojnë më shumë kohë duke studiuar.

Në raport me gjininë janë gratë ato që priren që të marrin pjesë në arsim më tepër se sa burrat. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në statistikat mbi “të mësuarit gjatë jetës” rreth 8.8% e burrave dhe 9.5% e grave të grupmoshës 24-65 vjeç kishin marrë pjesë në arsimin zyrtar ose jo zyrtar.

Marrë nga Monitor

Shto Koment