Bota

Instagrami akuzohet për shpërndarje të informacioneve private të miliona të miturve, rrezikon miliarda dollar gjobë

Kominisoneri i Mbrojtjes  së të dhënave në Irlandë tani po heton çështjen, ndërkohë që dyshohet se rreth 5 milionë adresa emaili dhe numra telefoni që u përkasin fëmijëve mund të jenë zbuluar nga Instagrami.
Featured image of article: Instagrami akuzohet për shpërndarje të informacioneve private të miliona të miturve, rrezikon miliarda dollar gjobë Foto ilustruese

IRLANDË- Instagrami është akuzuar se ka zbuluar informacione private të miliona të miturve. Nëse zbulohet se firma në pronësi të Facebook ka thyer ligjin, ajo mund të gjobitet me miliarda dollarë nga Gjykatat.

Kominisoneri i Mbrojtjes  së të dhënave në Irlandë tani po heton çështjen, ndërkohë që dyshohet se rreth 5 milionë adresa emaili dhe numra telefoni që u përkasin fëmijëve mund të jenë zbuluar nga Instagrami. Kjo, në një përpjekje për të marrë një pasqyrë më të thellë se si po funksionojnë postimet e tyre.  Alex Meron-McCann, i firmës së sigurisë kibernetike McAfee, ka paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja të tmerrshme për adoleshentët.

“Meqenëse këto detaje janë publike në llogaritë e biznesit, fëmijët që përdorin Instagram në këtë mënyrë mund të kontaktohen nga çdokush,“- ka thënë ai. Sipas shkencëtarit të pavarur të të dhënave, David Stier, miliona adoleshentë po konvertojnë profilet e tyre në llogari biznesi.

“Unë do të flas me prindërit dhe do iu them, ‘A e dini se nëse fëmija juaj 13-vjeçar e kthen llogarinë e Instagram në një llogari biznesi, më shumë se 1 miliard njerëz nuk e kanë këtë informacion, ku ka nga prindërit që më përgjigjen të habitur: “A po tallesh? ,”– tha ai.

Edhe pse Instagram ka një moshë minimale për lejimin e përdorimit nga fëmijët (nuk lejohet më pak se 13 vjeç) sërish të miturit e gjejnë rrugën për të hapur një llogari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Kominisoneri i Mbrotjes së të dhënave në Irlandë ka thënë se po merret me shqyrtimin e çështjes.

“DPC ka monitoruar në mënyrë aktive ankesat e marra nga individë në këtë zonë dhe ka identifikuar shqetësime të mundshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve në Instagram, të cilat kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm,”- thuhet në deklaratë.

Ndërsa një zëdhënësi i Facebook është shprehur se  po bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemit.

Ne jemi në kontakt të ngushtë me IDPC dhe po bashkëpunojmë me hetimet e tyre,” – ka thënë një zëdhënës i Facebook në një deklaratë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment