Argetim

Instagram vjen me ndryshimin e ri, shton Reels dhe Shops në aplikacion 

Opsionet e shtuara janë "Reels", e cila është versioni i TikTok-ut nga Instagrami, ndërsa opsioni tjetër i shtuar është "Shops" në të cilin mund të blesh produkte online që reklamohen ne aplikacionin e Instagramit.
Featured image of article: Instagram vjen me ndryshimin e ri, shton Reels dhe Shops në aplikacion  Instagram

SHBA- Instagram ka vendosur që të shtoj dy opsione të tjerë brenda aplikacionit për ta bërë atë më zbavitës. Opsionet e shtuara janë “Reels”, e cila është versioni i TikTok-ut nga Instagrami, ndërsa opsioni tjetër i shtuar është “Shops” në të cilin mund të blesh produkte online që reklamohen ne aplikacionin e Instagramit.

Ndryshimet e reja janë të mundura në të dy llojet e sistemeve të operimit si iOS dhe Android. Kompania e aplikacionit u shpreh se Reels në fillim nisi si një test ndonse tani ka opsionin e vetë. Më tej ata thanë se është edhe një mënyrë e re ku njerëzit mund të shprehin kreativitetin e tyre.

“Reels është një vend ku njerëzit mund ta shpërndajnë kreativitetin e tyre me botën dhe të kenë një shans të shpërthejnë dhe të gjejnë një audiencë,” shkruan kompania.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa në opsionin Shops mund të gjeni të gjitha rekomandimet për markat dhe brendet e fundit të veshjeve dhe produktet që nxirren për reklamë në Instagram.

(I.A/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment