Politike

INSPEKTIME në Shkodër, Yuri Kim: Pashë një moment që identifikimi biometrik nuk funksionoi

VIDEO
Ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri me dije se kishte pikasur edhe një moment  kur sistemi nuk kishte funksionuar. 
Featured image of article: INSPEKTIME në Shkodër, Yuri Kim: Pashë një moment që identifikimi biometrik nuk funksionoi Yuri Kim

SHKODËR– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Shqipëri, duke shtuar se kishte parë nga afër sistemin e identifikimit të kartave biometrike. Në pronocimin e saj për gazetarët, Kim bëri me dije se kishte pikasur edhe një moment  kur sistemi nuk kishte funksionuar. 


Pata një mundësi të shihja demokracinë në veprim. Pashë sesi sistemi i ri funksionte shumë mirë. Pashë edhe një rast që nuk funksionoi dhe plani B funksionoi menjëherë. Siç e kam thënë, SHBA nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat por mbështesim të drejtën për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar të votojë i lirë nga ndërhyrjet. Kjo është dita juaj!,”-tha Yuri Kim.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.


LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(k.m/dosja.al)

Shto Koment