Showbiz

“InshAllah është kjo se qenka si pllum”/ Mamaja e Ledri Vulës tregon detaje, kur e njohu për herë të parë Sarën

VIDEO
Kësaj here ka qenë e ëma e Ledrit, Xheraldina Vula, ajo që ka ndarë diçka për publikun. Në emisionin “Pushime on Top”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me Sarën dhe takimin për herë të parë me të.
Featured image of article: “InshAllah është kjo se qenka si pllum”/ Mamaja e Ledri Vulës tregon detaje, kur e njohu për herë të parë Sarën Mamaja e Ledri Vulës dhe Sara
Përditësuar:

TIRANË– Reperit i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara hoxha, janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur në median rozë dhe një nga më të pëlqyerit për publikun. Disa ditë më parë dyshja simpatike ka bërë publik lajmin se do të bëhen prind duke zbuluar dhe gjinë e fëmijës.

Kësaj here ka qenë e ëma e Ledrit, Xheraldina Vula, ajo që ka ndarë diçka për publikun. Në emisionin “Pushime on Top”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me Sarën dhe takimin për herë të parë me të.

Jam super e lumtur për Ledrin dhe Sarën. Sara është një njeri fantastik, njeri shumë i mirë, nuk e di si duhet me u dasht nusja, por e di si duhet me u dasht Sara, nuk e di qe kam nuse ne shtëpi, kisha ndjesinë se e kisha një person të shtëpisë, më duket sikur ka lindur te ne,”- tha ajo.

Pyetjes së gazetarit se ku e ka njohur Sarën për herë të parë nëna e Ledrit është përgjigjur pa nguruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në Ulqin, Sara ka ardhur për një vizitë një ditore, ne ishim në një drekë famlijare të madhe, ishte me disa miq aty, nuk e dinim se ishte Sara, ishim 30-40 veta të gjithë po thoshin a është kjo e Ledrit, unë thash InshaAllah është kjo e Ledrit se qenka si pëllumb,”– vijoi më tej ajo.

(k.a.dosja.al)

Shto Koment