Bota

“Injektohet me vaksinën kineze për Covid”/ Milioneri nga Kina kthehet në Itali pas kaosit të valës së parë: Jam mirë

Lajmin për këtë e dha vetë sipërmarrësi në një intervistë që dha për mediat italiane.
Featured image of article: “Injektohet me vaksinën kineze për Covid”/ Milioneri nga Kina kthehet në Itali pas kaosit të valës së parë: Jam mirë Sinovac

ITALI-Milioneri kinez, Wu Yang me banim në Itali ka qenë pjesë e eksperimentit të vaksinës Sinovac në Kinë. Lajmin për këtë e dha vetë sipërmarrësi në një intervistë që dha për mediat italiane. Ai u shpreh se ishte kthyer në Kinë në fillim të marsit pasi pandemia kishte kapluar Italinë. Më tej, ai tha se shumë pak persona kinez që jetojnë në Itali kanë udhëtuar drejt Kinës pasi çmimi i biletës është shumë i shtrenjtë.

 “Nuk përjashtoj që disa nga bashkëkombasit e mi të që jetojnë në Itali të kenë shkruar në Kinë por mendoj se janë shumë pak, sepse bileta e avionit kushton rreth 4 mijë euro, një udhëtim me të gjithë familjen është shumë e shtrenjtë. Në muajin mars kur kishte shpërthyer epidemia në Itali, së bashku me gruan dhe fëmijët u kthyem në Wenzhou në qytet me 3 milionë banorë në provincën e Zhejiang. Po ndiqnim me vëmendje atë që po ndodhte në Wuhan dhe menduam se edhe këto do të ndodhte e njëjta gjë dhe u kthyem në Kinë”-tha 42-vjeçari.

Ai më poshtë bëri të ditur se në muajin gusht u fut në programin e vaksinimt të vaksinës që ka prodhuar Kina për Covid-19, Sinovac. Yang u shpreh se vetëm njerëzit nga mosha 18 deri në 60 vjeç mund t’i nënshtroheshin vaksinimit. Pasi u injektua me Sionovac ai tha se ndihet shumë mirë dhe se nuk ka pësuar asnjë efekt anësor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Vetëm njerëzit midis moshës 18 dhe 60 vjeç mund t’i nënshtrohen vaksinimit, i cili shtator ishte në një fazë eksperimentale,” përfundoi ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë janë regjistruar 64,905,071 persona me Covid-19 ndërsa 1,500,454 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment