LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Informoi Hitlerin mbi Normandinë për 300 mijë paund, kush është agjenti i famshëm shqiptar i njohur si “Ciceroni”

8 Tetor 2019, 09:10 Nga DOSJA
Informoi Hitlerin mbi Normandinë për 300 mijë paund, kush

TIRANË- Historia e famshme e super agjentit me origjinë shqiptare, Iliaz Bazna, i njohur ndryshe me nofkën “Ciceroni”, i cili gjatë viteve të Luftës së Dytë  Botërore sherbente si kamarier pranë ambasadës britanike në Ankara. Si arriti ai që t’u jepte gjermanëve informata dhe dokumente tepër sekrete, të cilat vunë në dijeni Hitlerin për zbarkimin aleat në Normandi dhe shpërblimi që i bënë nazistët me sterlina false.

Agjenti,apo siç njihen ndryshe spiunët me nofkën “007”-ta, më i famshëm me origjinë shqiptare i të gjitha kohërave, i  quajtur Iliaz Bazna, u bë i njohur për botën e spiunazhit botëror falë dokumentave tepër me vlerë që i shiti spiunazhit nazist (Abwer) të Adolf Hitlerit, në Ankara (kryeqytetin turk), të cilat bënin fjalë për planin e famshëm të zbarkimit aleat anglo-amerikan dhe kanadez në plazhet e Francës Veriore (Normandi). Iliaz Bazna, agjenti i famshëm shqiptar, i cili gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore punoi si kamarier pranë ambasadorit anglez në Turqi, u bë i njohur me pseudonimin “Ciceroni”, pasi ai i dha informata të shumta spiunazhit nazist gjerman për instalimin e ushtrive aleate në Kanalin e La Manshit, (ngushtica detare që lidh Anglinë me Francën ) dhe për këto”ndere” ai u pagua me shumën e 300 mijë sterlinave, të gjitha në kartmonedha false, pasi Abweri nuk ia besoi informatat për zbarkimin aleat në Normandi. Kjo, pasi ata mendonin se ishte shumë vonë për hapjen e një fronti të dytë në Evropën Perëndimore nga aleatët anglo-amerikan. Por nënvfleftësimi i  këtyr  informacineve, që ata i quanin të pavlefshme, do t’i sillte dalë nga dalë edhe humbjen përfundimtare të luftës së ushtrisë naziste të Adolf Hitlerit.

Zanafilla e mashtrimit të “Ciceronit”

Zanafilla e historisë së famshme të spiunazhit në ambasadën britanike në Ankara nisi në tetor të vitit 1943, kur kamarieri i ambasadorit anglez, Hughe Knatchbull-Hugessen, Iliaz Bazna vendosi të bëhej i pasur duke marrë profesionin e agjentit, profesion që në atë kohë spikaste shumë. Në dimrin e vitit 1943, ushtria naziste e Adolf Hitlerit po pësonte humbje të njëpasnjëshme dhe hapja e një fronti të dytë  në Evropën Perëndimore ishte çështja muajsh. Për këtë arsye, Abweri (spiunazhi nazist) punësoi shumë informatorë vullnetarë nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët, edhe për një shumë të vogël parash, ishin të gatshëm të spiunonin edhe detajet  më të vogla nga operacionet aleate që zhvilloheshin në ilegalitet në bregdetin britanik. Në këtë kuadër u “frymëzua” edhe kamarieri i ambasadës angleze në Turqi,”Ciceroni”(Bazna), i cili, me qëllim që të merrte një sasi të madhe parash dhe të bëhej i famshëm në botën e spiunazhit botëror, i  dha personelit të ambasadës gjermane në Ankara dokumente tepër të rëndësishme, të cilat bënin fjalë për operacionin “Dita-D” që po përgatitej nga forcat aleate naglo-amerikane kundër ushtrisë naziste. Këto dokumente me vlerë që u vodhën nga Bazna, ranë kryeshisht në dorë të agjetëve nazistë të ambasadës gjermane në Ankara. Më pas, me administrimin e këtyre dokumenteve me vlerë u mor atasheu i ambasadës gjermane, Albert Jenke, i cili ia dha këtë informacion të vlefshëm vetë ambasadorit gjerman në Turqi, Franz von Papen, dhe më pas ky, ia komunikoi me telegraf vetë ministrit të jashtëm gjerman, Joachim von Ribbentrop. Pasi u analizuan hollësisht të gjitha dokumentat sekrete ushtarake  mbi misionin e zbarkimit aleat në Normandi, Abweri nazist i nënvleftësoi shumë informatat e vjedhura nga Iliaz Bazna dhe nuk u besoi atyre që thuheshin mbi operacionin e madh aleat që po ndërmerej në Normandi. Kjo gjë ndodhi sepse disa muaj më parë, aviacioni nazist që ndërrmerte herë pas here fluturime mbi qiejt britanik, kishte zbuluar një “ushtri”rezervë në fushat e Anglisë Jugore, që po përgatitej të zbarkonin në Normandi. Por më vonë rezultoi që “ushtria”rezervë nuk kishte qënë gjë tjetër veçse disa makina që luanin rolin e “ushtarëve” dhe disa dyshekë me ajër që luanin rolin e “tankeve”dhe “makinave”. E njëjta gjë ndodhi një javë më vonë në Detin e Veriut, ku avionët nazistë zbuluan një “flotë detare” të tërë të instaluar atje, me qëllim zbarkimin në Gjermaninë Veriore. Por gjithçka kishte qenë një mashtrim i kurdisur nga aleatët anglo- amerikan. Kështu që Abweri nazist, duke marrë parasysh kurthet e aleatëve, vendosi të fusë në kurth vetë “Ciceronin”, duke i dhënë atij stërlina false, pasi nuk e besonin informacionin që i kishte dhënë ai. Por ata nuk e kuptuan gabimin e rëndë që kishin bërë duke nënvleftësuar informacionin që u kishte dhënë Bazna. Dhe informacioni”Ciceronit” u bë realitet. Më 6 qershor të vitit 1944, në plazhet e Normandisë, në bregdetin e Francës Veriore, zbarkuan mbi 200 mijë forca aleate anglo-amerikane dhe kanadeze, si dhe një numër shumë i madh mjetesh të korracuara me armatime të shumta, gjë që i solli humbjen e luftës Hitlerit.

 Odiseja e “Ciceronit”

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Iliaz Bazna, së bashku me stërlinat e tij false, u nis për në Rio de Zhanjero të Brazilit. Por këtu nisi edhe inati dhe zhgënjimi i madh i Baznës karshi Abwerit nazist, i cili e kishte mashtruar atë me stërlinat e tij false. Bazna i depozitoi  ato në një bankë braziliane, duke menduar se tërë ato stërlina false nuk do të bllokoheshin dhe sekuestroheshin nga qeveria. Por ndodhi krejt e kundërta. Bazna i humbi tërë ato stërlina false, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan nga qeveria braziliane dhe për këtë aktivitet të jashtë ligjshëm ai u dënua nga një gjykatë braziliane duke bërë edhe disa muaj burg. Pas lirimit, ai vendosi të hiqte dorë nga jeta e “diplomatit agjent” dhe vendosi të bëjë një jetë të ndershme, duke punuar si roje nate në Mynih. Por Iliaz Bazna nuk hoqi dorë kurrë nga kërkesa për kthimin e sterlinave false që i kishin dhënë gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.”Ciceroni” bëri një kërkesë te qeveria e RFGJ-së për t’i kthyer të 300 mijë stërlinat false që i ishin dhënë nga Abweri gjatë luftës. Por qeveria gjermane e hodhi poshtë kërkesën e tij, duke e konsideruar atë si një kapitull të mbyllur dhe një çështje që nuk i përkiste më asaj. Pas kësaj, Iliaz Bazna e hodhi në gjyq në Londër qeverinë gjermane, për shkak të mashtrimit që i  kishin bërë atij duke e shpërblyer me stërlina false dhe duke mos i kthyer ato. Por edhe në gjyqin e Londrës ai dështoi, pasi gjykata angleze nuk e mori parasysh  ankesën e kotë që bënte Bazna kundër një shteti të tërë.”Ciceroni” nuk e mori kurrë  atë çka i ishte premtuar nga Abweri nazist nëpërmjet ambasadës gjermane në Ankara në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Dhe për këtë  “mashtrim” ai vendosi të realizojë edhe hakmarrjen e tij finale kundër njeriut që e mashtroi, ish atasheut ushtarak të ambasadës gjermane në Ankara, Albert Jenke. Dhe hakmarrja duket se nuk vonoi shumë për t’u realizuar.

Vdekja misterioze e mashtruesit gjerman

Në vitin 1953, në një hotel të Ankarasë, u gjet i mbytur  Albert Jenke, personi që mashtroi Iliaz Baznën. Policia turke kurrë nuk e mësoi të vërtetën mbi vrasjen e Albert Jenkes dhe shkaku i vrasjes mbeti një enigmë e madhe për vite me rradhë. Dyshohet se në këtë komplot të mistershëm mund të kishte të bënte  me Iliaz Baznën, pasi Jenke ishte njeriu që e mashtroi atë,”Ciceroni”, pas vuajtjeve që hoqi për shkak të stërlinave, nuk ndiente ndonjë simpati të madhe për këtë njeri.Kjo tregohet edhe në kujtimet e ish-shefit të CIA-s,Allen Dulles, i cili thekson se: Në  se Abweri dhe Hitleri do ta kishin marrë seriozisht informacionin dhe vlerën që Iliaz Bazna paraqiste për kohën, do të ishte kthyer në një agjent hero “alla Sorge” për shtetin nazist. Por fati na buzeqeshi neve, thotë Dulles. Edhe pse Bazna nuk i mori kurrë të 300 mijë stërlinat “ e tij”, ai konsiderohet dhe mbetet spiuni më i paguar i të gjitha kohërave… së paku në kartëmonedha false.Me pas, për aventurën e tij agjenturore, Iliaz Bazna shkroi një libër të titulluar “ Unë Ciceroni”. Hollywood, i  kushtoi filmin “ Dhelpra e shekullit”.

(Marrë nga Memorie.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur adolf hitler agjenti i famshëm shqiptar dhelpra e shekullit iliaz bazna adolf hitler agjenti i famshëm shqiptar dhelpra e shekullit iliaz bazna

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni