Aktualitet

“Informohu mirë se po të gënjejnë”/ Braçe sherr me komentuesin: Emrin Sulo, emrin, kështu siç e ke shkruar shqipen… (KOMENTET)

Braçe replikon me komentuesit për shpërndarjen e pensioneve nëpër banesa. Zv/kryeministri përgjigjet me ironi.
Featured image of article: “Informohu mirë se po të gënjejnë”/ Braçe sherr me komentuesin: Emrin Sulo, emrin, kështu siç e ke shkruar shqipen… (KOMENTET) Erion Braçe

Tiranë– Zv/kryeministri Erion Braçe ka njoftuar së fundmi se Posta Shqiptare brenda 20 ditëve ka shpërndarë 452.000 pensione, pas përhapjes së  COVID-19. Nuk kanë munguar edhe komentet ndaj zv/kryeministrit. Një qytetar i ka shkruar se ka një javë që babai i tij ka dorëzuar dokumentacionin, por nuk ka marrë ende pensionin. Braçe i është përgjigjur me ironi,pasi shprehet se ky i fundit ka probleme me shqipen dhe nuk dihet se në çfarë adrese e ka dërguar dokumentacionin.

Postimi Braçes: SUPER POSTA!! Ne me pak se 20 dite, ka dorezuar shtepi me shtepi, tek cdo pensioniat qyteti e fshati 452. 000 PENSIONE! Jane 491. 000 PENSIONE TE PERMUAJSHEM, GJITHSEJ!; Diferenca ka rradhen te marre pensionin keto dite! Mos harroni;
PA PAGESE! Posta Shqiptare eshte nje ndermarrje publike qe ecen mbare ne numer sherbimesh, cilesi, rezultat financiar ne fund. Ja qe administrimi publik vlen! Keshtu, ne kete kohe te veshtire e kur me te moshuarit duhet te rrine ne shtepi, ne rradhet e sherbyesve te shtetit qe meritojne respekt-mjeke, infermiere, farmaciste, laborante, police, ushtarake etj, shtoni edhe burrat e grate, djemte e vajzat e Posta Shqiptare! Mirenjohes per punen tuaj!, shprehet Braçe. 

Komentet:O Erion, babi im e kishte me dat 18.03 me e marr dhe s’ka ardhur njeri… Kemi 1 javë që i kemi çuar dokumentacioni me adresë… Informohu mirë se po të gënjejnë…”

Braçe: Keshtu sic e shkruan ti shqipen, pale ç’adrese ke shkruar!!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komentuesi: “Adresa nuk është shkruar nga unë… Eshte shkruar perfekt… Mos u kap mbas 1 germë në instagram por më mbaro punën, se është pensionist 72 vjeç në Tiranë…”

Braçe: Emrin sulo, emrin, adresen dhe numrin e telefonit.

Komentet:

J.V/Dosja.al 

Shto Koment