Aktualitet

Informacioni që ‘dogji’ shqiptarin në Itali! “I panjohuri” bënte namin me heroinë, për klientët përdorte telefona “Nokia”. 21 kg drogë dhe mbi 60 mijë euro në shtëpi (VERSIONI para hetuesëve)

Një shqiptar tridhjetë vjeç, i paligjshëm në Itali, akuzohet për trafik droge, pasi iu gjetën në dispozicion mijëra euro para dhe kilogramë heroinë. Efektivët kishin marrë një informacion në lidhje me një "shpërndarës" në zonën e Piazzale Insubria.
Featured image of article: Informacioni që ‘dogji’ shqiptarin në Itali! “I panjohuri” bënte namin me heroinë, për klientët përdorte telefona “Nokia”. 21 kg drogë dhe mbi 60 mijë euro në shtëpi (VERSIONI para hetuesëve) Foto ilustruese

ITALI– Në thelb një “i panjohur”. Nuk kishte asnjë punë zyrtare, asnjë adresë vendbanimi dhe asnjë problem të vjetër me drejtësinë italiane, përveç çështjes së emigracioni. Një lloj “fantazme”, i panjohur për Policinë, ra në pranga.

Një shqiptar tridhjetë vjeç, i paligjshëm në Itali, akuzohet për trafik droge, pasi iu gjetën në dispozicion mijëra euro para dhe kilogramë heroinë. Efektivët kishin marrë një informacion në lidhje me një “shpërndarës” në zonën e Piazzale Insubria. Kështu që për ditë me radhë, hetuesit vëzhguan sheshin dhe rrugët përreth dhe kontrolluan njerëz më “të dyshimtë”, pa gjetur kurrë ndonjë provë.

Të hënën në mëngjes, ndodhi! 30-vjeçari u vu re nga policia sepse po ecte me një çantë pazar në dorë dhe posa u afruan dy oficerë të veshur civilë u përpoq që të largohej duke vrapuar. Por nuk ia doli. Brenda çantës gjetën 10 pako me heroinë, secila me peshë prej gjysmë kilogrami. Në atë moment, filluan kërkimet në banesën e tij, ku gjetën një tjetër çantë me 11 kg të tjera drogë. Madje përveç tyre kishte edhe 62 mijë euro të fshehura mirë në kuzhinë. 

Në një tryezë agjentët më pas vunë re dy grupe çelësash makine, të cilat i korenspondonin një mjeti tip “Polo” të parkuar poshtë shtëpisë dhe te një “Peugeot 207”. Tek makina e parë nuk kishte asnjë gjurmë të lëndëve narkotike, por në mjetin e dytë kishte 6 pako të tjera me heroinë. Pra në total, efektivët gjetën dhe sekuestruan: 21 kg drogë, para dhe 7 telefona celularë, përfshirë disa modele të vjetra si Nokia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

30-vjeçari, i cili mbërriti në Itali më pak se dy vite më parë dhe tha se ai punonte si një punëtor i thjeshtë0, shpjegoi se ai mori 500 euro nga një maroken vetëm për të transportuar drogën, por versioni i tij nuk qëndron. Megjithatë sasia, mungesa e substancës prerëse dhe atyre të paketimit të drogës, lënë të dyshojnë se shqiptari ishte vetëm ruajtësi dhe “transportuesi”.

Marrë dhe përkthyer nga Milano Today.it

(k.m/dosja.al)

Shto Koment