Aktualitet

Takoi italianin që sapo kishte ardhur në Shqipëri, infermierja nga Këlcyra e dyshuar me koronavirus, po i merren mostrat në spital

Mësohet se asaj po i merren mostrat tek shërbimi i patologjisë në spitalin e Gjirokastrës "Omer Nishani". 
Featured image of article: Takoi italianin që sapo kishte ardhur në Shqipëri, infermierja nga Këlcyra e dyshuar me koronavirus, po i merren mostrat në spital Foto ilustruese

GJIROKASTËR– Një infermiereje në fshatin Ballaban të Këlcyrës po i merren mostrat për t’u testuar për koronavirus. Infermierja, së fundmi ka takuar një italian që sapo ishte kthyer nga Italia dhe dyshohet se është gjithashtu e prekur nga virusi.

Mësohet se asaj po i merren mostrat tek shërbimi i patologjisë në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Rasti më i rëndë është shënuar në Durrës, ku një e moshuar është shtruar në reaminacion, edhe për shkak të sëmundjeve kronike. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë dhe që të kufizojnë të gjitha lëvizjen që nuk janë të domosdoshme. Gjithashtu ka riktheskuar se të gjithë qytetarët që shfaqin shenja të mos shkojnë në spital por të telefonojnë numrin e gjelbër “127”. Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për mbylljen e klubeve e lokaleve, është kufizuar transporti ndërqytetas, ndërsa shkollat do të vijojnë punën nga shtëpia. Një mësues do të japë instruksione nëpërmjet “RTSH Shkolla” dhe në Akademia.al.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment