Politike

Basha akuza Ramës: Gjobite Sonila Meçon se është një zë kritik, kërkon të mbyllësh dhe mediat

Basha shkruan se është gjobitur gazetarja Sonila Meço, pasi ajo është një zë kritik kundër qeverisë.
Featured image of article: Basha akuza Ramës: Gjobite Sonila Meçon se është një zë kritik, kërkon të mbyllësh dhe mediat Lulzim Basha, dokumenti dhe Sonila Meço

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur sot akuza kundër Kryeministrit Edi Rama. Më një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se Kryeministri, të cilin e quan RAMAVIRUSI ka infektuar dhjetëra vajza e nënsa me COVID-19, pasi refuzoi të mbyllje fasoneritë.

Më tej Basha shkruan se është gjobitur gazetarja Sonila Meço, pasi ajo është një zë kritik kundër qeverisë.

Foto e publikuar nga Basha

“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetarja Sonila Meço njofton se është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra masë administrative, nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, për shkak se sipas ISHSH ka thyer rregullin e vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, për të patur në studio jo më shumë se dy persona. Meço shkruan e indinjuar në rrjetet sociale se masa administrative i është vënë pa paralajmërim, ndërsa me mediat e tjera, autoritetet vepruan ndryshe.

(A.B. Dojsa.al)

Shto Koment