Aktualitet

Infektohet punonjësi në Bashkinë e Pogradecit, edhe e shoqja e tij del pozitiv, detaje për katër rastet e reja

Ndërkohë, bashkë me këto të dy, mësohet se është infektuar edhe një tjetër grua. Ajo është nëna e një personi, që një ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19. 
Featured image of article: Infektohet punonjësi në Bashkinë e Pogradecit, edhe e shoqja e tij del pozitiv, detaje për katër rastet e reja Foto Ilustruese

POGRADEC– Një punonjës në Bashkinë e Pogradecit ka dalë pozitiv me Covid-19. Mësohet se rasti është konfirmuar ditën e sotme. Gjitashtu, bëhet me dije se pozitive me koronavirus ka rezultuar edhe bashkëshortja e punonjësit në Bashki.

Bashkia vijon punën por me masa të rrepta.

Ndërkohë, bashkë me këto të dy, mësohet se është infektuar edhe një tjetër grua. Ajo është nëna e një personi, që një ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19.  Rasti i katërt është një punonjëse banke.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP-ja, njoftoi se 2 qytetare, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, Daja deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 qytetarë.

Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment