Aktualitet

Infektohet një tjetër grua në Pogradec, virusin e mori nga infermierja me Covid-19 që punonte në konsultore

Bashkë me gruan e infektuar, numri total i të prekurve në Pogradec, ka shkuar në 9.
Featured image of article: Infektohet një tjetër grua në Pogradec, virusin e mori nga infermierja me Covid-19 që punonte në konsultore Foto ilustruese

POGRADEC– Një tjetër person, grua rreth mishës 50 vjeçe ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mësohet se gruaja është në Pogradec dhe virusin, dyshohet se e ka marrë nga një infermiere që punon në konsultoren e këtij qyteti dhe se ka rezultuar e infektuar më parë.

Bashkë me gruan e infektuar, numri total i të prekurve në Pogradec, ka shkuar në 9. Ndërkohë, ditën e sotme është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë tek Infektivi, një 34-vjeçare dhe një 90-vjeçar. Sakaq në spitalin po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Akualisht janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment