Bota

Infektohet nga koronavirusi kryeministri i Armenisë, së bashku me familjen e tij

Kryeministri i Armenisë është prekur nga koronavirusi sëbashku me familjen e tij, ndërkohë ai ka shpjeguar se po punon nga shtëpia pasi është vetizoluar.
Featured image of article: Infektohet nga koronavirusi kryeministri i Armenisë, së bashku me familjen e tij Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian.

ARMENI– Koronavirusi nuk ka kursyer askënd, ku pothuajse çdo ditë janë rapotuar raste se edhe lider e udhëheqës në mbarë botën janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.

Së fundmi mediat e huaja kan  raportuar se kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive.”- ka njoftuar Pashinian përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kryeministri 45-vjeçar jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.Pashinian tha se nuk ka simptoma, por ai ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai shtoi se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë të punojë dhe udhëheqë vendin nga karantina.

Deri më tani Armenia ka shënuar të paktën 9.400 raste pacientëve  të infektuar me Covid-19 dhe 139 viktima.

Burimi: outlookindia

A.C/Dosja.al

Shto Koment