Aktualitet

Infektohet mjeku dhe 2 infermiere në Elbasan, 3 të prekurit punonjës të së njëjtës Qendre Shëndetësore

Në Elbasan janë infektuar me COVID-19 1 mjek dhe 2 infermiere. Ata punonin sëbashku në një qendrës shëndetësore.
Featured image of article: Infektohet mjeku dhe 2 infermiere në Elbasan, 3 të prekurit punonjës të së njëjtës Qendre Shëndetësore Spitali i Elbasanit

ELBASAN- Tre persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se tre të infektuarit janë 1 mjek dhe 2 infermiere, të cilët i përkasin stafit mjekësor të një Qendre Shëndetësore.

Në total numri i të infektuar me COVID-19 në Elbasan ka shkuar në 34.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment