Rajoni

Infektohet me variantin e ri të koronavirusit, shqiptari në Belgjikë, alarmohen autoritetet vendase, si ndodhi gabimi tek testi i Covid-19

Media shkruajnë se ai kishte bërë testin kundër Covid-19, ku fillimisht kishte rezultuar negativ por më pas personat që i kishin bërë testin e kishin telefonuar dhe i kishin thënë se ka ndodhur një gabim dhe se ai është i prekur me vairiantin e ri të Covid-19. Ndërkohë në lidhje me këtë rast policia po bën hetime, pasi rasti në fjalë sipas tyre është i dyshimtë. 
Featured image of article: Infektohet me variantin e ri të koronavirusit, shqiptari në Belgjikë, alarmohen autoritetet vendase, si ndodhi gabimi tek testi i Covid-19 Foto Ilustruese

KOSOVË– Një qytetar i Kosovës i cili qëndron përkohësisht në Slloveni, është diagnostifikuar me variantin e ri anglez. Sipas mediave sllovene, mësohet si ai është infektuar në Belgjikë, ku dhe po punon aktualisht. 

Ai kishte udhëtuar përmes Sllovenisë nga Kosova në Belgjikë, në mes të janarit të këtij viti.

Media shkruajnë se ai kishte bërë testin kundër Covid-19, ku fillimisht kishte rezultuar negativ por më pas personat që i kishin bërë testin e kishin telefonuar dhe i kishin thënë se ka ndodhur një gabim dhe se ai është i prekur me vairiantin e ri të Covid-19. Ndërkohë në lidhje me këtë rast policia po bën hetime, pasi rasti në fjalë sipas tyre është i dyshimtë. 

Më 23 janar, ai më pas u kthye në Kosovë përmes Sllovenisë. Policët e qytetit të Kranjës e gjetën atë, kur ai ishte duke pritur për transport të mëtejshëm gjatë tranzitit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani, nuk është vërtetuar se shqiptari kishte kontakt me ndokënd pasi një rast i ri me këtë variant të koronavirusit pozitiv u regjistrua në Slloveni, por policia menjëherë u dha autoriteteve italiane të sigurisë informacione për shoferin me të cilin ai mbërriti në Slloveni. Ndërkohë, i infektuari mësohet se është vendosur menjëherë në karantinë. 

Mbledhja e të dhënave po vazhdon ende dhe çdo veprim i mëtejshëm do të merret nëse identifikohen rrethana të reja në këtë çështje.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment