Horrori në Tapizë/ Nëna fut foshnjen e porsalindur në qese dhe e hedh në lumë, familjarët: Nuk e dinim se ishte shtatzënë (DINAMIKA)
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrë...
TIRANE- Xhaxhai i këngëtares së njohur shqiptare, Eneda Tarifa, njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas në Holandë, Fatos Tarifa është infektuar me COVID-19.
Në një mesazh të tij për publikun, Tarifa thotë se ka 7 ditë në shtrat, teksa prej 10 ditësh as nuk lexon dhe as nuk shkruan dot prej simptomave që i ka dhënë virusi i rrezikshëm.
Fatosi aludon se 7 deri në 14 ditë të tjera mund të jetë i infektuar apo në shtrat, teksa nga karantina thotë se asgjë më shumë nuk do të dëshironte se sa një kafe me miqtë e shokët e tij.
MESAZHI NGA FATOS TARIFA
Kur ndodh te semuremi vuajme, sigurisht, por vuajtjet qe shkakton nje semundje e tille infektive jane te nje magnitude tjeter.
Vuajtja e pare ka te beje me friken qe virusin te mos ua japim njerezve te tjere, sidomos atyre me te cilet jetojme. Do te deshiroja ta vuaja une vete edhe dy apo tri here te tjera keta cfare po heq nga ky virus sesa ate ta merrte babai im i shtrenjte, burri i mire, i mencur, i urte, i drejte, i shenjte, Sevua 93 vjecar, i cili, fatmiresisht, keto dite, edhe pse i trembur, qendron stoik ne dhomen e tij.
Pandemia e ketij viti beri qe te anulloheshin dy udhetime te bukura qe kisha planifikuar kete verë. Per dike si une qe udhetimet i ka pjese te jetes se tij kjo, ne vetvete, ishte dicka e veshtire, por aspak me e veshtire sesa gjendja ne te cilen me ka vene kjo semundje.
Intelektualisht thuajse i vdekur. Dhjete dite qe as lexoj, as shkruaj dot ndonje gje te kuptimte. Fatmiresisht, arrita te shkruaj parathenien e nje libri te mikut tim Ethem Ruka pikerisht diten qe u diagnostikova me covid (mission accomplished) por, fatkeqesisht, miku dhe kolegu im Enver Hoxhaj ne Prishtine, nuk arriti dot ta shkruaje ne kohe parathenien e nje libri qe une dhe Krisafi kemi bere gati per botim, pasi edhe z. Hoxhaj ra, njelloj si une, viktime e covidit.
I mbyllur ne karantine ne studion time, nuk do te deshiroja asgje me shume sesa nje kafe nga ato te zakonshmet me shoket e mi. 24 ore te dites dhe te nates jane nje kohe pafundesisht e gjate te perballohen ne shtrat, per shtate dite me radhe deri tani. Dhe, ndoshta, edhe per 7 ose 14 dite te tjera pas se sotmes.
Gezimet e dites? Cicerimat e zerit te djalit te djalit te madh, Sidritit, qe s’ka bere ende dy vjec dhe qe e degjoj tek perpiqet te artikuloje me ze te larte fjalet e para ne korridorin e gjate te shtepise. Nuk e kam pare per nje jave. Nga ana tjeter, vajza e djalit te vogel, Jonit, e cila, nga Haga, me sheh dhe me flet cdo dite ne video call, duke me thene: “Good moning” dhe, pastaj, “Bye Tosi” dhe shume “fjale” te tjera ne anglisht, hollandisht, shqip dhe indonezisht qe s’i marr vesh.
Mbi te gjitha, gjendjen shendetesore ma lehtesojne keshillat dhe ndihma e motres, Dhurates, e cila eshte vete mjeke, si dhe interesimi i motres tjeter, Drites, nga Toronto.
Por jane telefonat dhe mesazhet qe marr cdo dite nga shoket dhe miqte e mi me te ngushte, që interesohen te dine per gjendjen time shendetsore, ato qe ma bejne diten me te lehte. Sot, e djele, 6 shtator, my Health Bulletin per ta duket se do te jete me i mire. Te pakten tempreratura ka rene ne 36.5.
Ju uroj te gjitheve te ruheni sa mundeni qe ta evitoni kontaktin me kete virus tinezar. Askush nuk mund t’ju ruaje prej tij ju dhe te dashurit tuaj vec kujdesit tuaj. Ju dua dhe ju jam mirenjohes per kujdesin qe keni treguar tere keto dite! Fatosi”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Një person, i identifikuar si Preng Doçaj, ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ...
KORÇË– Një mjek dhe një kryeinfermiere që punojnë në spitalin e Korçës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se mjeku dhe kryeinf...
TIRANË – Shtatori nisi me axhendë të ngjeshur nga politika por dhe me protesta nga naftëtarët e Ballshit dhe pakënaqësi nga banorët që janë prekur nga tërm...
TIRANË– Prej disa muajsh oborret e spitaleve COVID, janë shndërruar në shtëpi të dytë për familjarët e pacientëve që trajtohen me këtë virus.Tek Spitali “I...
DURRËS– Kërcet grushti në Durrës! Dy të rinj janë përleshur me grushte dhe janë zënë me njëri-tjetrin. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e ...
GREQI– Një shqiptar është arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Greqisë pasi ishte arratisur nga burgu u Tiryns më 18 maj të 2016 ku vuante dënimin pr...
SHQIPËRI– 316 viktima, 3833 të infektuar aktivë dhe 6106 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Dr. Marjeta ...
ELBASAN– Nëntë persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se këto raste, janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit. Nëntë ...
TIRANË– Gazetari dhe analisti nga Kosova, Baton Haxhiu do të zhvendoset në Shqipëri. Dosja.al mëson se ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, si të ft...
TIRANE–Motra e Eglantina Bucit është shprehur për ‘Fax News’ se nuk ka pasur komunikim me të motrën prej 4 vitesh. Motra e të ndjerës ka rrëfyer se nuk e dinte ...