Aktualitet

Infektohet me COVID-19 mjeku kardiolog që punon në QSUT

Një mjek kardilog, i cili punon në spitalin Infektiv është prekur nga COVID-19.
Featured image of article: Infektohet me COVID-19 mjeku kardiolog që punon në QSUT Foto ilustruese

Tiranë-  Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve është një  mjek kardiolog, i cili punon në shërbimin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e mjekut.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Javët e fundit janë infektuar dhjetëra mjekë dhe infermierë që punojnë në QSUT. Disa nga rastet janë pranuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por për shumë raste të tjera ka patur heshtje.  Ndërkohë në total gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Eugena Tomini nga ISHP njoftoi se harta është zgjeruar me  4 raste në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat. Aktualisht 28 persona po marrin mjekim në spital,  nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 877.

J.V/Dosja.al

Shto Koment