Rajoni

Infektohet me COVID-19 babai i Berat Buzhalës, gazetari bën postimin prekës: Bëhu i fortë e çohu nesër, nuk jemi babë e bir, por jemi shokë

Infektohet me COVID-19 babai i Berat Buzhalës. Gazetari i jep kurajo të atit që të luftojë me virusin.
Featured image of article: Infektohet me COVID-19 babai i Berat Buzhalës, gazetari bën postimin prekës: Bëhu i fortë e çohu nesër, nuk jemi babë e bir, por jemi shokë Berat Buzhala

KOSOVË- Preket nga COVID-19 babai i gazetarit Berat Buzhala. Lajmin e ka dhënë vetë gazetari në rrjetet sociale, i cili i jep kurajo babait të tij që të luftojë me virusin. Buzhala thekson se virusi nuk është një shpikje dhe i bën thirrje edhe shtetit që në këtë betejë, të mos jetë spektator.

Postimi i plotë:

Naten e mire T’at. Bonu i fort e çohu neser. Befasona neve, befasoi edhe mjeket. E di qe prape kam me u marre me ty, mas shpines tande, ama gjithashtu e di qe ti e ke dite qe une po merrna me ty dhe veprat tuja. Na nuk jemi babe e djale, na jemi shoke. Naten prinduc. (Kurse ju te tjeret qe po mendoni qe COVID eshte shpikje me te vertete ju deshiroj shume fat. Fat i deshiroj edhe shtetit qe e ka vendose me e pa si spektatator kete lufte qe tashme ka fillu.)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 24 qershor Berat Buzhala   njoftoi opininon  se ishte prekur nga COVID-19. Ai tregoi se analizat i dolën pozitive. Ndërkohë, u shpreh se po kalon ditë të vështira, pasi ka patur temperaturë, kollë, ethe, madje ka humbur edhe nuhatjen.

J.V/Dosja.al

Shto Koment