Aktualitet

17 raste të reja me COVID-19 në Tiranë/ Infektohet administratori i një njësie bashkiake në kryeqytet (12 vatrat e infeksionit)

Infektohet me COVID-19 një administrator i një njësie bashkiake në Tiranë. Në total janë 17 raste të reja në Tiranë. Në kryeqytet aktualisht janë 12 vatra infeksioni.
Featured image of article: 17 raste të reja me COVID-19 në Tiranë/ Infektohet administratori i një njësie bashkiake në kryeqytet (12 vatrat e infeksionit) Spitali Infektiv

TIRANË-  17 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë orëve të fundit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga testimi i 142 personave të dyshuar, vetëm 17 prej tyre kanë dalë pozitivë. Të njëjtat burime konfirmojnë se mes të infektuarve është edhe një administrator i një njësie bashkiake të Tiranë. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit nuk është prekur nga virusi asnjë punonjës shëndetësor.

Po kështu, në kryeqytet janë 12 vatra aktive infeksioni. Vatrat janë të shpërndara në zonat gjeografike:  Shkoze, Kodra e Diellit, 3 Vellezerit Kondi, Astir, Jordan Misja, rr. Fortuzi, rr. Mine Peza, rr. Artan Lenja, rr. Gjergj Legisi, rr. Bill Klinton, rr. Irfan Tomini, rr. Njazi Meka, sheshi Willson , rr. Hajdar Hidri, Fresku, rr. Dibres, rr. Qazim vathi, Golden Park, Kombinat, rr. Sami Frasheri, rr. Myslym Keta, shkolla 11 Janari, Don Bosko, Bregu I Lumit,  Kamez, Krrabe, Laprake, oxhaku lgj.10, Misto Mame, 21 Dhjetori, Kodra e Priftit, rr. Barrikadave, rr. Faik Konica, 5 Maji, rr. Kavajes, rr. Kongresi I Lushnjes, Myslym Shyri, rr. Stavri Themeli, rr. Besim Alla,  rr. Islam Alla, rr. Arben Minga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, javët e fundit është rënduar bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit janë shënuar edhe 3 viktima dhe janë konfirmuar  45 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 9 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Tiranë. Por, është ulur numri i pacientëve të marrin mjekim në spitalin Infektiv. Aktualisht janë 71 persona që po marrin mjekim në këtë spital. Lajmi i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment