Aktualitet

Infektohet edukatorja e kopshtit të Kuçovës dhe e bija 5 vjeçe, pozitive dhe një punonjëse fasonerie

Bashkë me edukatoren është karantinuar familja e saj dhe 12 fëmijët e grupit me të cilët ajo punonte. Të gjithë do të testohen nëe janë të prekuar nga pandemia.
Featured image of article: Infektohet edukatorja e kopshtit të Kuçovës dhe e bija 5 vjeçe, pozitive dhe një punonjëse fasonerie Foto ilustruese

KUÇOVË– Një edukatore kopështi dhe një i mitur, vetëm 5 vjeç janë infektuar nga pandemia e koronavirusit. Mësohet se edukatorja ka qënë në punë deri në momentin kur ka shfaqur shenjat e para të pandemisë, ndërkohë që edhe e bija ka rezultuar “pozitive”.

Bashkë me edukatoren është karantinuar familja e saj dhe 12 fëmijët e grupit me të cilët ajo punonte. Të gjithë do të testohen nëe janë të prekuar nga pandemia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që e infektuar ka rezultuar edhe një punonjëse fasonerie, e cila nuk ka shkuar më në punë ditën që ka bërë tamponit. Pas rasteve pozitive, nga autoritetet vendase është bërë dezinfektimi i kopështit dhe fasonerisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment