Aktualitet

Infektohet drejtori në Bashkinë e Elbasanit, karantinohet bashkë me familjen, punonjësit në ankth

Ai dhe familjarët e tij janë izoluar. Të afërmit e Tushës presin gjithashtu që të marrin përgjigjen e tamponit. Bashkë me ta, teston do ta bëjnë edhe punonjësit e tjerë në Bashkinë e Elbasanit.
Featured image of article: Infektohet drejtori në Bashkinë e Elbasanit, karantinohet bashkë me familjen, punonjësit në ankth Qemal Tusha

ELBASAN– Drejtori i degës ekonomike në Bashkinë e Elbasanit ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Mësohet se Qemal Tusha, prej ditësh, kishte simptoma të koronavirusit, dhe tashmë ka marrë rezultatin e tamponit.

Ai dhe familjarët e tij janë izoluar. Të afërmit e Tushës presin gjithashtu që të marrin përgjigjen e tamponit. Bashkë me ta, teston do ta bëjnë edhe punonjësit e tjerë në Bashkinë e Elbasanit.

Deri më sot, Elbasani numëron 84 të infektuar aktivë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 213. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 154 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3142 të infektuar, ndërsa 3616 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment