Aktualitet

Infektohen tre punonjëse në Gjykatën e Korçës, dhjetë të tjerë presin me ankth përgjigjen

Ndërkohë, përgjigjen e testit për Covid-19 pritet që ta narrin edhe dhjetë punonjës të tjerë të kësaj gjykate, të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarat.
Featured image of article: Infektohen tre punonjëse në Gjykatën e Korçës, dhjetë të tjerë presin me ankth përgjigjen Gjykata e Korçës

KORÇË– Sekretarja e Gjykatës së Korçës dhe dy punonjëse të tjera, të cilat qëndronin në të njëjtën zyrë me të, kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Mësohet se të treja, punonjëse të Gjykatës së Korçës kanë marrë sot përgjigjen e tamponit që ka rezultuar pozitiv dhe janë izoluar.

Ndërkohë, përgjigjen e testit për Covid-19 pritet që ta narrin edhe dhjetë punonjës të tjerë të kësaj gjykate, të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë nxorri bilancin dhe bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetëen edhe katër pacientë të tjerë me Covid-19, ndërkohë që janë infektuar edhe 167 persona të infektuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment