Aktualitet

Infektohen me Covid mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh në qytetin e Beratit

Të prekur ne Berat jane mësues,edukatore,mjekë dhe punonjës institucionesh.
Featured image of article: Infektohen me Covid mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh në qytetin e Beratit Foto ilustruese

BERAT– Covid ka hyrë në disa institucione të qytetit të Beratit duke e bërë situatën alarmante.

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë një oksigjenist dhe një infermier i Repartit të Infektivit. Infektimet kanë vijuar edhe në Qendrat Shëndetësore, ku janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 1 infermier në Qendrën Shëndetësore në fshatin Cukalat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen sërish edhe mësues e edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Infektime ka pasur edhe në shumë institucione vendore në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të prekur 1 punonjës administrate në bashkinë Berat, 1 specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 operator shërbimi,1 shitëse dyqani ushqimor dhe 2 punonjëse fasonerie.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment