Aktualitet

Infektohen me COVID-19 dy mësues në Elbasan, një tjetër është në pritje të përgjigjes së tamponit

Me rastet e reja të shënuara ditën e sotme deri më tani ka arritur në 13 numri i mësuesve të infektuar në Elbasan.
Featured image of article: Infektohen me COVID-19 dy mësues në Elbasan, një tjetër është në pritje të përgjigjes së tamponit Foto ilustruese

ELBASAN– Dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah” në Elbasan kanë rezultuar pozitivë nga pandemia e koronavirusit. Ndërsa një tjetër mësuese e kësaj shkolle është vetëizlouar pasi është në pritje të tamponit të saj.

Me rastet e reja të shënuara ditën e sotme deri më tani ka arritur në 13 numri i mësuesve të infektuar në Elbasan.

Ndërkohë në rang vendi, që nga rastet e para dhe deri më tani janë shënuar 13153 persona të infektuar nga pandemia, 375 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment