Aktualitet

Ishte prekur nga COVID-19/ Ndërron jetë një pacient tek spitali Infektiv, vuante edhe nga ceroza në mëlçi

Ndërron jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv. Mësohet se viktima vuante edhe nga ceroza në mëlçi.
Featured image of article: Ishte prekur nga COVID-19/ Ndërron jetë një pacient tek spitali Infektiv, vuante edhe nga ceroza në mëlçi Foto ilustruse
Përditësuar:

Tiranë- Ndërron jetë një pacient 62-vjeçar në spitalin Infektiv në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pacienti, i cili ishte i infektuar me COVID-19 vuante edhe nga ceroza në mëlçi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai  transferuar në këtë spital nga Shërbimi i Sëmundjeve Interne në QSUT, që është shndruar së fundmi në një vatër të përhapjes së COVID 19.

Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.”, njofton ministria.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë një ditë më parë humbi jetën në spitalin Infektiv një 88-vjeçar, i cili ishte prekur nga COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i moshuari nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak nga insuficienca kardio-respiratore, por jo nga COVID-19.

Javët e fundit janë infektuar dhjetëra mjekë dhe infermierë që punojnë në QSUT. Disa nga rastet janë pranuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por për shumë raste të tjera ka patur heshtje.  Ndërkohë në total gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me  4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat. Aktualisht 28 persona po marrin mjekim në spital,  nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 877.

J.V/Dosja.al

Shto Koment