Rajoni

Infeksionisti paralajmëron: Java tjetër sjell shtim të rasteve me Covid-19, shkak festa e Bajramit

VIDEO
Në një intervistë për “Bon bon”, Dreshaj tha shkak për këtë rritje të numrit të rasteve me Covid-19, është bërë festa e Bajramit.
Featured image of article: Infeksionisti paralajmëron: Java tjetër sjell shtim të rasteve me Covid-19, shkak festa e Bajramit Shemsedin Dreshaj, infeksionist

KOSOVË– Mjeku infeksionist në Kosovë Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se java që vjen mund të sjellë një rritje shumë më të madhe të personave të infektuar me Covid-19. Në një intervistë për “Bon bon”, Dreshaj tha shkak për këtë rritje të numrit të rasteve me Covid-19, është bërë festa e Bajramit.

Sipas infeksionistit, për shkak të festës, qytetarët kanë lëvizur shumë, duke bërë edhe vizita në shtëpitë e miqve të tyre. Si pasojë e kontakteve rastet do të rriten.

Këta shifra dhe këto numra….duhet të shërbejnë si një alarm për popullatën dhe duhet të ndërgjegjësohen. Ne duhet të jemi të përgatitur, por realisht…duhet të kuptojmë që nëse nuk respektojmë masat, pacientët do të shtohen. Mos të harrojmë që vetëm para 10 ditëve kemi pasur festën e Bajramit dhe për shkak të lëvizjeve të shumta, do të paraqiten raste të reja. Kapacitetet e spitaleve janë në përfundim,”– tha ai ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 190 të tjerë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19. Prej tyre, 315 pacientë kanë vdekur dhe 5,677 janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment